Plas tregtia e gjësë së gjallë në në majtë
Edi Rama për të shtuar radhët e Partisë Socialiste po përdor jo vetëm demagoogjinë por edhe paratë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar dje publikisrt kreun e Partisë Socialiste, se me anë të kryesëocialisti të Beratit Selman Hodo ka tentuar që të blejë anëtarë të partisë së Metës. “Ne Këshilltarët dhe Kryetarë të organizatave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, denoncojmë sot, Kryetarin e Partisë Socialiste te Beratit, Selman Hodo, që në mënyrë të pacipë ka kërkuar të na blejë në emër të Edi Rames me vende pune dhe deri lekë, për t’u përdorur nesër në një tribune, ku njerez të sjellë nga Partia Socialiste, do të bëjnë dhe shtirren sikur largohen nga LSI-ja drejt Partise Socialiste, duke e akuzuar LSI-në për tradhti ndaj Edi Ramës” - thuhet në reagimin e djeshëm për mediat. Duke qenë të qartë dhe të bashkuar, vijon më tej deklarata e drejtuesve të LSI-së në Berat, jo vetëm në rrugën e drejtë që po “ndjek LSI dhe Koalicioni “E Majta për Integrim”, në denoncojmë këto prapaskena të turpshme kundër LSI-së dhe kundër opozitës së vërtetë”. Lëvizja Socialistëe për Integrim i cilëson këto “tentativa meskine” si disa nga “nga elementet e Shërbimit që Edi Rama është, duke i bërë Sali Berishës për përçarjen e opozitës”. Në këtë kuadër kjo forcë ka apeluar ndaj çdo anëtari të saj në qendër e bazë që të mos mashtrohen nga “këta intrigantë dhe sekserë politikë, që nuk kanë çfarë të ofrojnë tjetër, veçse djallëzive dhe mashtrimeve të tyre”. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së që kanë marrë oferta nga këta Sekserë të “Politikës së Vjetër”, të mos gënjehen dhe të mos e shesin nderin dhe dinjitetin e tyre. Mbi të gjitha ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtareve të ndershëm të Partisë Socialiste të distancohen nga turpe tilla, të orkestruara nga njerëz të vegjël me interesa të ngushta dhe të korruptuar”- përfundon reagimin e saj LSI. Kryesocialisi haptazi duke se po i kthen kusurin rivalit të rij bvrendsa së majtës. Vetëm disa muaj më parë ishin socioalistët e Ndroqit, Paskuqanit dhe Kamzës ata që në mënyrë deklarative grisën teserat me firmën e Ramën duke marrë ato të LSI-së.
Alket Goce
Alket Goce