E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ngjarjet e 2 korrikut, tërmet politik e social

Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar ngjarjet e 2 korrikut të vitit 1990 si një tërmet të vërtetë politik dhe social. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" kryeministri Berisha duke i cilësuar protestat e ambasadave si ndër ngjarjet më të mëdha vlerësoi kurajon e jashtëzakonshme të të rinjve shqiptarë.
Sipas tij të rinjtë shqiptarë të cilët u futën në ambasadat e huaja i ndryshuan rrjedhën ngjarjeve për Shqipërinë.
Gjithashtu Berisha duke bërë një rezume të gjithë hapave që ka bërë vendi që nga ngjarjet e 2 korrikut të vitit 1990 theksoi se Shqipëria ka ecur shumë përpara.
"Ku është Shqipëria sot? është shkëputur nga izolimi i vendeve të varfëra me 11 përqind varfëri. është antare e NATO-s dhe pa pasur hapa përpara në procesin e integrimit" theksoi më tej kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›