E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ngritja e QKL-së, "çelës" kundër korrupsionit

Kryeministri Berisha e vlerësoi 1 vjetorin e QKL-së një histori të vërtetë suksesi për biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri, duke dhënë gjatë kësaj periudhe, në një kohë shumë të shkurtër e me kosto 1 euro, 3 mijë licenca. Frymëzimi për të ngritur një Qendër të tillë, tha Kryeministri, ishte para së gjithash, lufta me tolerancë zero kundër korrupsionit.

“Qeveria ime, është e vendosur të marrë çdo masë, për të çrrënjosur, për të luftuar këtë kancer, i cili kërcënon më shumë se çdo gjë tjetër klimën e biznesit, por edhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha përshëndeti edhe hapjen e sportelit me një ndalesë të aplikimeve energjetike pranë kësaj Qendre si një mesazh të shkëlqyer që i jepet investitorëve të shumtë, të cilët e shohin Shqipërinë si një nga vendet më të përshtatshme në Evropë për të investuar në fushën e energjisë.

“Qendra është mesazhi më i shkëlqyer që ne i japim investitorëve të shumtë, të cilët e shohin Shqipërinë si një nga vendet më të përshtatshme në Evropë për të investuar në fushën e energjisë.”, tha ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›