E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi-Rusi, marrëveshje në fushën bërthamore

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë turke të lajmeve, sipas të cilave marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk për Energjinë, Taner Yildiz dhe zëvendëskryeministri rus Igor Sechin, me pjesëmarrjen e kryeministrit turk Tajip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit për impiantet bërthamore dhe bashkëpunimin në sektorin e rregullimit të licencave operative dhe mbikëqyrjen, mbrojtjen nga radioaktiviteti dhe menaxhimi i cilësisë së impianteve bërthamore, të lëndëve radioaktive, të trajtimit të mbetjeve, ndërhyrjeve të emergjencës dhe trajnimin e personelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›