Berisha: Nje Durres-Kukes per Jugun
Pas autostrades Durres-Kukes-Morine qe ende s'ka perfunduar, qeveria shqiptare shpall nje tjeter projekt te ngjashem me ate ne veri, por kete radhe per Jugun e vendit.
Ne mbledhjen e radhes te komitetit te politikave te strategjise, kryeministri Sali Berisha ka shpallur tenderin per nje projekt gjigant ne Jug te vendit. Berisha tha se qeveria, do t'i kushtoje vemendje te vecante Jugut duke ndertuar nje aks shume te rendesishem rrugor. Behet fjale per aksin Tirane-Berat-Tepelene, per te cilin kryeministri ka thene se do te zevendesoje aksin Durres-Morine. Berisha ka siguruar se qeveria ka ne dore parate e duhura, per te financuar vete kete projekt. Nderkaq kryeministri i eshte drejtuar ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi per te filluar menjehere punen per hapjen e ketij tenderi.
.Kryeministri kerkoi nga ministria e Transporteve hapjen menjehere te tenderit per projektin e ndertimit te boshtit te jugut, duke theksuar se per kete projekt nuk mund te priten financimet e partnereve nderkombetare, por do te financohet nga buxheti i shtetit. "Ne do te informojme miqte dhe partneret tane se ky projekt ka perparesi absolute dhe duhet ta realizojme me fondet tona. Fondet e tjera te dhena prej tyre do t'i perdorim sigurisht ne projekte te tjera. I gjithe potenciali yne ne infrastrukture duhet te perqendrohet ne ndertimin e ketij boshti, Tirane - Berat - Tepelene", u shpreh Berisha.
Kryeministri theksoi se vizibiliteti i ketij boshti eshte teresisht i justifikuar, pasi ne kete zone te vendit jane 3 pika kufitare, Qafebote, Kakavije dhe Tri Urat, pika keto qe perbejne nje fluks te madh komunikimi me Greqine, nje nga partneret kryesor ne Shqiperise. Gjithashtu, kryeministri nenvizoi se per ndertimin e ketij boshti do te zgjidhet distanca me e shkurter Tirane - Memaliaj dhe kjo direktive duhet te zbatohet me shpejtesine me te madhe. Projekti qe llogaritet me nje kosto prej 1 miliarde euro do te kerkoje qe ne vitet ne vazhdim pjesa me e madhe e fondeve qe destinohen per investime te kanalizohen ne kete bosht rrugor. Ngritja e nje autostrade te standardeve te larta ne jugun e vendit eshte nje nga mundesite me te mira per te zhvilluar aktivitetin ekonomik te integruar.