E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i prostates ndikohet nga produktet e qumeshtit

Disa studime te reja e kane lidhur perdorimin e produkteve te qumeshtit me rritjen e rrezikut nga kanceri i prostates. Shkencetaret kane percjelle konsumimin e kalcium nga qumeshti dhe produktet e qumeshtit si dhe gjendjen shendetesore tek 21 mije meshkuj pergjate 11 viteve. Rezultatet kane treguar se meshkujt te cilet ne dite mesatarisht kane konsumuar me shume se dy here e gjysme produkte te qumeshtit, kishin 34% rrezik me te larte te preken nga karcinoma e prostates. Po ashtu, rreziku rritej proporcionalisht me sasine e konsumuar te kalciumit. Per momentin mbetet i paqarte mekanizmi i veprimit, por autoret e studimit mendojne se sasia e larte e kalciumit te konsumuar, ul prodhimin e vitamines D, e cila mbron nga kanceri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›