E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, akciza fiksohet 37 leke per liter

Qeveria ka kaluar nje projektligj te pergatitur nga Ministria e Financave, i cili ngrin akcizen e naftes ne 37 leke per liter, pavaresisht cmimit te blerjes se saj ne tregun boteror. Grosistet bejne te ditur se kjo mase, e cila pritet te miratohet edhe nga Kuvendi do te reflektohet ne tregun me pakice, duke sjelle cmime me te larta per konsumatoret. Por sjellja e cmimit te naftes ne tregun me pakice, mbetet jashte kushteve te konkurrences. Ne nje raport te publikuar se fundmi mbi nje hetim qe eshte realizuar ne tregun e karburanteve Autoriteti i Konkurrences ka bere te ditur se ne kete treg, operatoret kane nje sjellje te integruar. Ne keto kushte edhe vendosja e akcizes sipas specialisteve te Ministrise se Financave, nuk do te sjelle ndryshim ne treg, por vetem do te stabilizoje me shume cmimet. Importuesit kercenojne se nese ligji do te kaloje ne Kuvend atehere, cmimi i naftes ne treg mund te pesoje nje rritje nga 7 deri ne 10 leke per liter. Ligji ekzistues, i detyronte tregtaret qe te paguanin nje norme akcize te barabarte me 75 per qind te cmimit deri ne dogane, por me kusht qe vlera te mos ishte me e vogel se 27 leke per liter dhe me e madhe se 37 leke.

Ulja drastike e cmimit te naftes ne bursa, ka bere qe vlera reale e akcizes qe paguajne tani tregtaret te jete kufiri i poshtem ai 27 leke per nje liter, duke sjelle nje tkurrje te te ardhurave ne buxhet. Dhe pikerisht ky eshte dhe shkaku qe qeveria ka nderhyre per te ndryshuar ligjin. Pas sulmeve te Izraelit ne Gaza, cmimet e naftes kane mberritur gjate dites se djeshme ne 40 dollare per fuci. Por rritja e cmimit te naftes sipas specialisteve te bursave nderkombetare ka ardhur edhe per shkak te nje dobesimi te dollarit gjate diteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›