E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nuk dalim mbi gjykatat

Kryeministri Sali Berisha, me i ashper se kurre ne deklaratat e tij, shprehu para deputeteve ne kuvend qendrimin e hekurt te maxhorances per te mos dale mbi vendimin e gjykatave.

Kryeministri deklaroi se kerkesa per rinumerim te votave eshte jashte logjike, kur tashme eshte dhene vendimi i gjykates, zgjedhja per te cilen eshte bere nga vete ai ne marreveshje me Ramen.

Nderkohe shefi i qeverise theksoi se cdo qytetar eshte i lire te protestoje.

“I ftoj organizuesit e protestave qe po te duan te jene edhe te perhershem, une garantoj qetesine”, u shpreh Berisha, duke terhequr vemendjen se per ata qe menduan se ‘rrethuan keshtjellen dhe tani mund ta marrin, kjo deshire do te mbetet e parealizueshme’.

Berisha i beri thirrje edhe njehere opozites qe te jete e pranishme ne kuvend, pasi pavaresisht se lideri i saj ka vendosur te beje protesta, ajo meriton qe te jete ne parlament.

Shefi i qeverise riktheksoi se nderkombetaret i vleresuan zgjedhjet si te rregullta dhe te ndershme, ndersa riperseriti se nuk mund te kete rinumerim, per aq kohe sa jane dhene vendime te gjykatave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›