E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat,/ I dëmton makinën, pronari e vret

I përplas makinën ndërsa parkonte dhe pronari i automjetit del nga shtëpia i xhindosur me armë, duke e qëlluar. Të paktën ky është tani për tani versioni i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Celepias të Beratit, ku Erion Toska 26 vjeç ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Sipas korespondentes tonë atje, Eriola Hazizolli bëhet e ditur se viktima ishte duke përcjellë të motrën për në punë dhe ndërsa ka parkuar makinën ka goditur makinen e autorit të krimit.
Pronari i automjetit ka dalë mënjehere dhe ne sherr e sipër i ka shkrehur armen. Menjehere pas kësaj ai është larguar nga vendngjarja . Arrestimi i tij është bërë pas disa orësh dhe sipas policisë autori quhet Përparim Mahmutaj 40 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›