Rama: Nuk njohim rezultatin pa kutitë e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar edhe një herë se selia rozë nuk do të njohë zgjedhjet nëse nuk hapen kutitë e qarkut të Beratit, Shkodrës dhe Tiranës. "Zgjedhjet nuk kanë mbaruar, rezultati nuk është ai që nxtioi të nxirrte PD-ja. Ne nuk do të njohim zgjedhjet nëse nuk hapen kutitë e Shkodrës, Tiranës dhe Beratit", tha Rama. Sipas kryesocialistit, selia rozë ka fakte se PS-ja ka marrë një mandat të pestë në qarkun e Beratit. Rama tha se pa u hapur kutitë e këtyre qarqeve, në bazë të ligjit zgjedhor, Berisha nuk mund të pretendojë të flasë si kryeministër dhe as të kërkojë që PS-ja të pranojë rezultatin. Më the ai vijoi duke thënë se "PS nuk do ndalë në kërkimin e transparencës për procesin që është jashtë standardeve, por edhe që është deformuar në themel përmes mekanizmave që duhen hetuar". Sipas Edi Ramës, zgjedhjet janë në alarm për demokracinë dhe PS-ja nuk do tolerojë që procesi të kthehet në skemë të mbyllur ku fitues është pushteti. Duke iu referuar kryeministrit Berisha, kreu i PS-së tha" Berisha të harrojë bashkëpunimin me PS-në nesër nëse sot do qëndrojë në atë karrige me mandate të grabitura".