E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk jam egoist, i kërkova falje Skelës

Zëvendësuesi Besart Berisha pati një rast të artë, të cilin e krijoi po vetë, për t’i dhuruar tri pikët e mëdha Shqipërisë në barazimin pa gola kundër Portugalisë në Braga, por sulmuesi i huazuar te Rozenborgu në Norvegji, u tregua egoist duke mos e pasuar topin te Ervin Skela i vetëm përballë portierit Kuim.

Për gazetën e njohur kosovare “Koha Ditore” ish-sulmuesi i Hamburgut thotë: “Nuk jam aspak egoist. Gjatë ndeshjes me Portugalinë kam gabuar, por nuk e kam bërë absolutisht me qëllim. Unë kam vepruar siç do të vepronte çdo sulmues. Kam mundur të shoh që Skela ndodhej në një pozicion më të mirë nga unë, vetëm kur analizuam lojën në dvd. I kam kërkuar falje Skelës, për këtë rast pas ndeshjes”.

Besart Berisha, i cili befasoi Anglinë B me atë gol të jashtëzakonshëm në miqësoren e luajtur në “Turf Moor” (maj 2006), ka shënuar dy gola me kombëtaren, përfshirë dhe atë në miqësoren kundër Maltës (3-0). Me ekipi e Rozenborgut, Besarti ka shënuar deri tani 3 gola.

E Shtune, 18 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›