E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sport.fr: Pa Canën, Marseja jo rezultate të mira

“Marseja, jeta pa Canën”. Ky ishte titulli kuptimplotë i faqes prestigjioze franceze sport.fr. Kapiteni emblematik, mesfushori i Marsejës, Lorik Cana, do të mungojë të dielën kundër Valenciennes.

“Por cila janë zgjidhjet për ta zëvendësuar atë në dispozicion të (trajnerit) Eric Gerets? Olimpiku i Marsejës pa Canën a mund të pretendojë një fitore në transfertë?”. Këto ishin dy pyetjet e shtruara nga portali i njohur sportiv.

“Ai është njeriu bazë i Olimpikut të Marsejës. Por të dielën, Lorik Cana nuk do të jetë atje. Mesfushori shkatërrues do të jetë pezulluar për transfertën e Marsejës në Valenciennes”, - thuhet në sport.fr.

Cana gjatë këtij sezoni nuk ka munguar veçse në një ndeshje në kampionat. Ajo kundër Bordeaux në javën e 5-të. Atëherë, Marseja edhe pse mundi të shënonte e para, nuk mundi ta mbajë rezultatin. Edhe në ndeshjen e Kupës së Ligës franceze, kapiteni foseen mungoi përballë Sochaux. “Rezultati?, - shkruan sport.fr, - humbje e Marsejës”.

Mungesa e Canës shtron edhe një problem taktik për trajnerin Erick Gerets: “Të sulmojë apo të mbrohet?”. Zgjedhja e përgjigjja më e mirë do të jepet vetëm të dielën pas ndeshjes.

E Premte, 17 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›