E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Nuk ka konsensus për ndryshimin e komisioneve, shkelmim i Kushtetutës

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në foltoren e Kuvendit se mazhoranca socialiste po “shkelmon Kushtetutën” me ndryshimet e propozuara në Rregulloren e Kuvendit.

Berisha tha se për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar për shqyrtimin e projektligjeve dhe se nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

“Por ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as moral. Kur nuk lejon Kushtetuta, mashtroni me precedentin kur kishte konsensus. Por nuk ka konsensus”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se mandatet e socialistëve “buruan nga blerja masive e votave” dhe nga “krimi”.

Berisha u shpreh se opozita do të bëjë gjithçka që mazhorancës socialiste “t’ua çjerrë maskën para shqiptarëve, para evropianëve dhe para botës”.

“Me jemi këtu për t’u betuar në këtë Kushtetutë dhe para shqiptarëve se, do të bëjmë gjithçka t’ua çjerrim maskën para shqiptarëve, para europianëve dhe para botës. Të tregojmë se çfarë rreziku paraqisni ju për shqiptarët”, tha Berisha.

/m.q//r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›