PL: Grupi parlamentar i zyrtarizuar, Blushi kryetar

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Partia e Lirisë njoftoi sot se do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend me 7 deputetë siç e kërkon rregullorja.
Në përgjigje të interesimit të medias, Partia e Lirisë u shpreh se grupi parlamentar i saj është zyrtarizuar me përbërjen e këtyre deputetëve:
Tedi Blushi -kryetar
Edmond Haxhinasto – zv/kryetar
Erisa Xhixho – zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja
Partia e Lirisë mori katër mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit si vende të sigurta në listën e kandidatëve të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”.
Numri i kërkuar prej 7 deputetësh për formimin e grupit parlamentar është arritur me ndihmën e Partisë Demokratike.