E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk mund të garojnë për kryetar të PD-së ata që kanë tradhtuar partinë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kreun e PD-së, duke theksuar se “nuk mund të garojnë për kryetar partie ata që e kanë tradhtuar partinë dhe kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politik”.

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Berisha theksoi se “PD ka garën më demokratike dhe të ndershme”.

“Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen nga anëtarësia, të tjerët i zgjedh Kryesia. Të siguroj se kjo parti pranon dhe do pranojë çdo demokrat që plotëson kriteret për të marrë pjesë në këtë garë”, tha Berisha.

Berisha shprehu besimins e “kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë”.

“Në garë të marrin pjesë kandidatë të Ramës? Apo kandidatë që në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD? Apo kandidatë që në fushatë kaluan në parti tjetër? Këta në çdo parti politike në botë, përjashtohen për tradhtinë që kanë bërë ndaj partisë së tyre në moment beteje”, shtoi ai.

Berisha theksoi se është jashtë çdo logjike që këta persona të kandidojnë.

Sipas tij, “për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh bazën e kritereve”.

“PD është e hapur, s’mund ta marrë kush. U përpoqën. Këtë parti Rama s’mund ta marrë kurrë me kandidatura të shitura. Se Salianji, u shpall i burgosur politik se ashtu ishte, por në burg e shiti veten”, tha ai.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›