Berisha Nuk rritem energjine

Me një investim prej 17 milionë euro, kredi e dhënë nga Qeveria
italiane, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka futur në përdorim një
teknologji moderne, që realizon në kohë reale kontrollin kombetar te
sistemit energjetik shqiptar, duke e sinkronizuar atë me standardet e
kërkuara nga Bashkimi Europian.
Ky ishte rasti, qe Kryeministri Berisha te vinte ne dukje se Qeveria e tij i ka qendruar premtimit per furnizimin normal me energji elektrike te qytetareve, duke i dhene fund kohes se pak viteve me pare, kur Shqiperia ishte vendi i erresires dhe furnizohej me energji me pak se gjysmen e dites. Kryeministri u fokusua edhe tek çmimi i energjise, duke theksuar, se Qeveria ne 4 vjet nuk lejoi rritjen e çmimit, por subvencionoi KESH-in dhe i krijoi te gjitha lehtesirat cekeve te CEZ-it, pavaresisht asaj qe e quajti keqmenaxhim te kompanise. “Ne nuk lejuam qe qytetareve shqiptare t'u rritej çmimi. Ne nuk lejuam sepse koha eshte e veshtire. Dhe, perseri, ne qendrojme ne mbeshtetje te ndermarrjeve tona energjetike, ne mbrojtje te konsumatorit, por ne menyre te ndershme, sepse vullneti politik eshte qe qytetareve shqiptare te mos u mungoje asnje minute energjia elektrike”, tha Berisha. Duke vleresuar koncensionet e ndertimit te hidrocentraleve, si jetik per zhvillimin e qendrueshem te vendit, Kryeministri komentoi edhe qendrimin e Partise Socialiste, qe ka ne program anulimin e atyre qe i cileson koncensione korruptive. “Ndaj kesaj politike ngrihet si re e zeze ideja e krijimit te zyrave te posacme per te shqyrtuar koncensionet, qe jane votuar te gjitha ne parlament. Une i konsideroj keto veprime qesharake”, tha Berisha. Sipas kryeministrit Berisha investimi nevralgjik ne sistemin e transmetimit te energjise, qe mundeson edhe uljen e humbjeve teknike ne rrjet, i shtohet fondit te investimeve prej 770 milione eurosh, qe jane kryer ne keto 4 vjet per te permiresuar rrjetin energjitik shqiptar. Por sipas Kryeministrit Berisha nje ndryshim rrenjesor do te ndodhe me nisjen nga puna te projektit te gazsjellesit transadriatik, qe e ben Shqiperine nje pike strategjike te furnizimit me gaz te Europes Perendimore dhe nga i cili ata qe do te perfitojne direkt jane qytetaret shqiptare. “Ky projekt eshte i nje rendesie te jashtezakonshme qe do te beje te mundur qe qytetaret shqiptare te gatuajne te ngrohen me çmime shume te leverdishme”, tha Berisha.