Berisha Numerim korrekt i votes

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje shqiptaret se vota e tyre do te lexohet ne menyren me korrekte pasi vetem ne kete menyre do te shkohet drejt integrimit te plote evropian
Kryeministri Sali Berisha nga qyteti bregdetar i Durresit garanton shqiptaret se edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit do te votojne te lire dhe te barabarte. Sipas Berishes vota e tyre do te lexohet ne menyren me korrekte pasi vetem ne kete menyre do te shkohet drejt integrimit te plote evropian. Dega e Partise Demokratike ne Durres festoi mbreme 20-vjetorin e krijimit te saj ne nje aktivitet ku ishte i pranishem edhe Kryeministri Sali Berisha njeheresh kryetar i kesaj force politike. Para qindra durrsakeve qe kishin mbushur sallen Berisha garantoi se mazhoranca qe ai drejton do te garantoje me 8 maj vote te lire per mbare shqiptaret. Kryeministri i vendit pohoi se Shqiperia zhvilloi dhe do te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme duke nenvizuar se zgjedhjet vendore do te karakterizohen nga numerimi korrekt i votave.
Zgjedhjet lokale po trokasin qytetaret dhe qytetare te Durresit le te deshmojme ne se do te bejme zgjedhjet te lira dhe te ndershme dhe une ju garantoj ju se qeveria do te beje cdo gje qe ju qe cdo qytetar i ketij vendi te votoje i lire ne vullnetin e tij qe vota e tij te numerohet me korrektesen me te madhe ky eshte kushti i kushteve per te ecur drejt te ardhmes ndaj dhe ne le te ecim te sigurt ne konsolidimin e lirive tona te ecim te sigurt drejt zgjedhjeve te lira te ndershme te ecim te sigurt drejt fitores sone ne Durres dhe mbare Shqiperine - u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverise u shpreh i sigurt ne fitoren e nje mandati te trete qeverises fale arritjeve te medha historike qe Shqiperia perjetoi nen qeverisjen e PD-se. Ne ecim te sigurt drejt fitores se merituar sepse ne me perkushtim te madh me vizion te qarte kemi shnderruar dhe shnderrojme cdo vit ne realitet endrrat me te bukura te qytetareve shqiptare. Ne ndertuam Shqiperine anetare te NATO-s ne do te ndertojme Shqiperine evropiane ne ndertuam Shqiperine qe leviz e lirshme ne mbare Evropen ne ndertuam Shqiperine e infrastruktures moderne ne ndertuam Shqiperine turistike e shpallur kete vit e Bukura e Dheut me Durresin si kurore te bukurise se saj - deklaroi z. Berisha. Nga pallati i sporteve Ramazan Njala Berisha solli ne kujtese zhvillimet kryesore politike te ketyre 20 viteve ndersa pohoi se edhe pse vendi ndodhej nen protektoratin e pushtetit komunist arriti te shpetonte duke qene i lire. Shqiperia eshte nje vend ku respektohen te drejtat e njeriut fale pluralizmit politik qe eshte thelbi i demokracise. Partia Demokratike 20 vjet me pare rrezoi regjimin komunist nderkohe qe sot realizoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO - tha Berisha.
Ai permendi ne fjalen e tij levizjen e lire dhe ndertimin e nje epoke te re duke deklaruar se sot Shqiperia eshte 20 vite drite larg gjendjes ne te cilen ndodhej 20 vjet me pare.
Berisha e cilesoi Durresin si nje nga epiqendrat e zhvillimit te vendit duke shtuar se vendi ka shenuar rritjen e te ardhurave per fryme me 35 here me shume si nje zhvillim i madh ekonomik. Ne duhet te ndihemi krenare ne perpjekjen tone te ndertimit te nje epoke dhe sistemi te ri. Ne 20 vjet ne ia dolem te rrisnim mbi 25 here te ardhurat per fryme ne nje nga vendet me te varfra te planetit. Ne duhet te ndihemi krenare me sakrificen tone me besimin tone me punen dhe perkushtimin tone. Sot Durresi eshte me i madh me i bukur dhe i mbidyfishuar si kurre ndonjehere ne historine e tij. Sot Durresi eshte kryeqender e fuqishme e zhvillimit te vendit. Sot Durresi eshte nje nga qendrat kryesore te botes intelektuale universitare te Shqiperise - theksoi z. Berisha.