Pogradeci nuk ndalet Partizani turperohet ne Tirane
Dje u zhvillua java e 15-te dhe e fundit e fazes se pare per Kategorine e Pare. Nga takimet e fundit per kete vit Pogradeci konfirmoi faktin se nuk eshte ne vend te pare rastesisht. Edhe kesaj here pavaresisht se ne nje transferte te veshtire ne Burrel skuadra liqenore ka fituar me rezultatin 2-1 duke marre edhe 3 pike te tjera. Po keshtu fitore te mundimshme ka marre edhe Kamza ne shtepine e vet ndaj Lushnjes duke vijuar te pozicionohet e dyta ne renditje. Ne kete linje ka vepruar edhe Tomori i Beratit ne ndeshjen qe ka luajtur me mysafiret nga Bilishti. Rezultati ka qene i thelle 6-1 ne favor te beratasve qe deshmuan formen optimale te skuadres se drejtuar nga Eqrem Memushi dhe pretendimet maksimale te saj per tu ngjitur ne Superlige. Minimalisht por me vleren e 3 pikeve ka triumfuar Apolonia ne Loni Papuciu ndaj Terbunit te Pukes. Fieraket kane vuajtur jo pak ndaj pukjaneve por i ka shperblyer nje gol i Metos qe ka rezultuar deciziv dhe fatlum per Apolonine qe ruan pozita kreu dhe pretendenteje edhe ne mbyllje te fazes se pare. Nga tjeter ne Erseke Gramozi vendes ka shperthyer ne goleade ndaj Vlores. Plot 5 gola kane realizuar te besuarit e trajnerit Qirjako nderkohe qe 3 here kane shenuar edhe miqte nga Vlora. Nderkohe qe Gramshi vijoi ngjitjen e tij teksa ka siguruar nje tjeter fitore te arte kesaj here ne shtepi ndaj Ades me rezultatin 2-0. Ne Mamurras ka pasur bardhesi shifrash pasi ka munguar goli ne portat respektive por nuk kane munguar kartonet e kuq dy te tille dhe disa te verdhe. Nje tension i madh qe e ka penguar si Mamurrasin ashtu edhe Beselidhjen per te dale te fitorja. Megjithate nga nje pike e ndare mes tyre nuk eshte pak pasi ruajne pozitat qe kishin me pare ne klasifikim. Nderkohe qe drama e Partizanit nuk ka fund. Kesaj here skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko e te ashtuquajturit president Albert Xhani eshte mundur ne Selman Stermasi nga Luftetari me rezultatin 2-1. Keshtu qe te kuqte prekin fundin e klasifikimit dhe rrezikojne me shume se kurre te zbresin ne kategorine e dyte. Dicka fatale per nje skuader me histori dhe tradite te madhe ne futbollin shqiptar. Kujtojme se Terbuni Ada Gramozi dhe Beselidhja kane per te luajtur edhe nga nje ndeshje ne perfundim te fazes se pare.