Kompromisi te henen seance e jashtezakonshme

PD dhe PS nuk arriten ne Kuvend nje marreveshje politike per ngritjen e komisionit hetimor. Per shkak te kesaj situate Kuvendi do te kete nje tjeter seance plenare diten e hene
Kuvendi mblidhet diten e hene ne nje seance te jashtezakonshme per tu dhene zgjidhje dy ceshtjeve te mbetura pezull ne seancen e 23 dhjetorit. Edhe pse kjo seance zgjati mbi 18 ore me debate dhe replika te shumta mazhoranca dhe opozita nuk munden te gjenin gjuhen e konsensusit. Pas mesnates se 23 dhjetorit nisen dhe negociatat mes deputeteve demokrate Viktor Gumi e Ilir Rusmali dhe atyre socialiste Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri por pa arritur ne nje konsensus. Negociatat do te vijojne deri diten e hene ne perpjekje per nje kompromis te mundshem.
Diskutimet
Mazhoranca dhe opozita debatuan dje per ore te tera por pa mundur te arrinin nje marreveshje per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha kerkoi qe te plotesohet kerkesa e socialisteve me kusht respektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila nuk lejon hetimin e vendimeve te gjykatave. Dy variante Ne qofte se pranoni te votoj bashkarisht ate vendim qe eshte votuar nje here nga kreu yt une ju garantoj qe tani qe shumica do ndertohet ashtu sic doni ju. Varianti i dyte eshte ky Zoti Xhafaj shtroi 3 pika plotesisht dakord per te tria. Une shtova vetem nje pike vendimet e gjykates kushtetuese dhe kodi zgjedhor dhe ne kete rast shumicen do ta ndertoni ju do te percaktoni ju si do te ndertohet - deklaroi Berisha gjate seances maratone. Por Ruci deklaroi se PS kerkon vetem garanci qe KQZ te vere ne dispozicion materialet zgjedhore. Hetimi i materialeve zgjedhor si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet pervec ceshtjeve per te cilat ka vendime gjykate. Ne kerkojme vetem nje garanci qe KQZ ne zbatim te ketij vendimi te vere ne dispozicion materialet zgjedhore - deklaroi Ruci. Me tej opozita pranoi propozimin e Kryeministrit Berisha per te bere rregullimet e nevojshme ne objektin e kerkeses per komisionin hetimor. Kreu i qeverise u shpreh i gatshem per te pranuar dhe votuar komisionin hetimor parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit me kusht qe ne objektin e hetimit te hiqej fjala dyshime pra qe komisioni te mos hetoje mbi dyshime por mbi fakte dhe prova. Pas debateve dhe replikave te gjata mes tyre diskutimet vijuan me dyer te mbyllura mes deputeteve Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri dhe Viktor Gumi e Ilir Rusmali. Debati vijoi per rreth nje ore por palet nuk rane dakord per zbatimin e pikes 6 te nenit 178 te Kodit Zgjedhor. Socialistet kerkojne qe fletet e votimit te digjen pas perfundimit te hetimit te komisionit parlamentar ndersa mazhoranca qendroi ne poziten e djegies se fleteve te votimit para nisjes nga puna te komisionit. Madje gjate negociatave te djeshme sipas Fatmir Xhafajt deputeti Viktor Gumi ka kerkuar qe lista zgjedhore te mos vihet ne dispozicion te komisionit zgjedhor per shkak te te dhenave personale te votuesve gje qe eshte kundershtuar nga socialistet. Nje tjeter pike ku palet nuk rane dakord ishte edhe ceshtja e shumices. Socialistet kerkuan edhe te enjten qe komisioni te kete shumice ne perberjen e tij nga mazhoranca ndersa kryetari i komisionit ti perkase PS-se i cili te kete tri vota ne rastin e votimit duke siguruar edhe shumicen ne votim. Ndersa nga ana e saj mazhoranca kerkon qe per te siguruar shumicen nga ana e opozites dy anetare te saj nuk do te votojne ne kete komision duke i dhene shumicen opozites. Palet nuk arriten ne nje marreveshje. Per shkak te kesaj situate Kuvendi do te kete nje tjeter seance plenare diten e hene edhe pse ishte parashikuar me pare qe data 23 te mbyllte punimet e tij per kete vit.