Berisha: Nxitje vreshtarise e veres "Kallmet"
Kryeministri Berisha mori pjese ne inaugurimin e rruges Rec - Qafegrade, rruge e cila lidh fshatrat e komunes Qender dhe te Shkrelit. Projekti u realizua me investim te buxhetit te shtetit, me vlere 20 milione leke. Ai theksoi se projekti i qeverise per te realizuar lidhjen e qendrave te komunave me akset kombetare, po ecen me shpejtesi te madhe. Kryeministri nenvizoi se zona e Reces eshte nje zone me potenciale te medha turistike, minerare, por mbi te gjitha, eshte treva me e pershtatshme per zhvillimin e vreshtave. Berisha tha se qeveria mbetet e vendosur te mbeshtese fermeret e kesaj zone. "Qeveria ka akorduar nje fond, gjithnje ne rritje, me te cilin nxit zhvillimin e vreshtarise. Ky projekt, qe eshte ne zbatim e siper, do ta shnderroje kete zone, ne zonen e rrushit dhe te veres Kallmet, e cila ka qene "zonje" ne buqeten e vererave shqiptare per shekuj me radhe. Ne do ta rikthejme ate serish", u shpreh ai.