"Te hapen dosjet e sigurimit"
Levizja G99 i kerkon hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Publikisht, kjo levizje i beri dje thirrje maxhorances qe ti jape fund nje here e mire kesaj ceshtjeje ne menyre transparente. "Ceshtja e dosjeve po perdoret si nje instrument per te krijuar tym e per te terhequr vemendjen nga problemet reale te vendit. G99 beson se hapja e dosjeve per politikanet dhe zyrtaret e larte te shtetit shqiptar eshte nje detyrim moral i klases sone politike, por thekson se eshte e papranueshme madje e rrezikshme qe kjo te perdoret per te perballur nevojat politike te dites", reagoi dje kjo levizje.