"Rruge turistike nga Boga ne Ksamil"
Ne mbyllje te vizites se tij ne Malesine e Madhe, Kryeministri Berisha mori pjese ne perurimin e rruges Dedaj - Boge, me gjatesi 12 km dhe me investim te buxhetit te shtetit, me vlere 120 milione leke. Me pas, Kryeministri zhvilloi nje takim me banore te zones. Duke vleresuar bukurite e medha natyrore te Boges, Kryeministri tha se kjo rruge i jep mundesi asaj qe te njihet nga te gjithe dhe te zhvillohet me shpejt. Kryeministri siguroi se qeveria nuk do te lere asnje vend te bukur turistik pa e bere te vizitueshem, te arritshem per te gjithe shqiptaret dhe per te gjithe vizitoret e huaj. "Qeveria i kushton nje rendesi te jashtezakonshme infrastruktures turistike. Vertete ne po ndertojme te gjitha rruget qe zbresin drejt detit, nga Berdica deri ne Ksamil, por ne do t'i ndertojme edhe te gjitha rruget qe shkojne drejt maleve, nga Gjirokastra deri ne Vermosh. Une ju garantoj se, gjate vitit qe vjen, rruga e Thethit do te shnderrohet ne realitet", deklaroi Berisha.