E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, 'OK' Ramës për shumicën në komision, por jo hapjes së kutive

TIRANË - Një ditë para protestës së PS-së për rezultatin e deformuar të zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha pranon kompromisin me opozitën për të pasur shumicën në komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

Sot, gjatë një konferencë për shtyp Berisha deklaroi se "kutitë e votimit nuk mund të rihapen, duke i sugjeruar Partisë Socialiste që t'i drejtohet prokurorisë për të gjitha provat që kanë për abuzime me procesin apo votat.

"Unë ftoj opozitën të hyjë në Kuvend. Ajo do të ketë shumicën në Komision, jo një herë, por 10 herë . Jam i vendosur t'i njoh opozitës të drejtën e vendimmarrjes për problemet zgjedhore", tha Berisha, ndërsa shtoi se "përcaktohem të bej çdo lëshim që nuk cenon ligjet e vendit, po nëse ne bëjmë kompromis për t'i vene kazmën shtetit ligjor kjo është gjëja me e rende qe mund te bëjmë".

Lidhur me protestën e nesërme të PS-së, kryeministri komenton se "nuk ecet përpara duke bërë protesta. "Unë i sugjeroj Ramës t'i drejtohet prokurorisë, sepse ky institucion varet nga ligjet dhe në baze te argumenteve te paraqitura mund te hape hetimet", u shpreh Berisha. Ai la të kuptohet se për problemet zgjedhore është shprehur Gjykata e Apelit, ndaj nuk mund të shkelen vendimet e saj, vetëm në rast se Rama denoncon në prokurori.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›