Berisha OSBE vleresoi zgjedhjet pasi nuk pati asnje prove per manipulim rezultati

Salli Berisha
Tirane 27 mars 2011 NOA- Update Kreu i Partise Demokratike Sali Berisha gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike tha se maxhoranca shkon ne zgjedhje e sigurt per fitore.
Qe ne hyrje te fjales se tij ai tha se fushata eshte nisur de fakto madje ka nisur edhe pergatitja intensive per kete fushate.
Une dua tiu percjell ju te gjithe kandidatet per Aleancen per qytetarin tiu percjelle te gjithe strukturave anetareve simpatizanteve te PD-se qellimin me madhor te kesaj fushate voten e lire te shqiptareve.
Ai shtoi se Partia Demokratike eshte parti e votes se lire dhe se anetaret e saj jane qytetare te ketij vendi te bashkuar pavaresisht nga te gjitha dallimet e tjera pasi sipas Berishes qeveria dhe vendi ka ecur perpara fale besimit te hekurt te vota e lire dhe vlerat e saj.
Sipas kreut te demokrateve Historia dhe trashegimia e forces tone politike jane nder thesaret me te cmuara jo vetem tonat por edhe te kombit. Historiku i votes ka qene nje historik pa dyshim i guximshem sepse vendi pati fatin te kete nje force shume te rendesishme e cila qe nga themelimi i saj ne vitin 91 me gjithe transformimet qe beri nuk ndryshoi asnjehere.
Sakaq ai theksoi se kjo qeveri dhe kjo shumice per te arritur ne standardet me te mira ka bere investimet me te medha prandaj shkon drejt zgjedhjeve me nje moral teresisht konsensual shkon drejt zgjedhjeve me standardet me te larta teknologjike per numerimin e votave si dhe te vendosur per te respektuar vullnetin e cdo shqiptari.
Nder te tjera shefi i bluve i cilesoi zgjedhjet e 2009-es si procesi qe plotesoi standardet e OSBE-se pasi cdo perfaqesuesi dhe komisionari demokrat iu be vleresimi se nuk pati asnje prove per te manipuluar rezultatin.
Berisha tha gjithashtu se gjithnje ne nje proces zgjedhor pergjegjesite me te medha i ka maxhoranca i ka qeveria dhe ajo i ka kaluar me sukses te plote te gjitha provat.
Kreu i maxhorances deklaroi se objektivi kryesor per zgjedhjet eshte procesi i lire dhe i ndershem me kushtin themelor zbatimin e ligjit zgjedhor.
Ne kete linje ai beri thirrje qe Kodi Zgjedhor te studiohet te njihet te punohet sipas pergjegjesive ne te gjitha nivelet.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeRistani Standardet e zgjedhjeve jane ne rrezikMeta prezanton kandidatin ne Permet Rruga e integrimit kthen endrrat ne realitetBerisha Ne luftuam krimin kur opozita perdorte imunitetin per ta mbrojtur ateBerisha Zgjedhjet do te jene me standarde PD e bindur ne fitoreAleanca per qytetarin prezanton Genci Sinojmerin per Bashkine e Gjirokastres LidhjeAleanca per qytetarin fitore Kodi zgjedhor manipulim rezultati mbledhja e Keshillit Kombetar OSBE Partisa Demokratike sali berisha te sigurte vleresim vota e lire