E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Objektivi yne Kamza industriale

Kryeministri Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Kamëz, premtoi shndërrimin e kësaj zone në një qendër të fuqishme të zhvillimit industrial.

"Projekti ynë për të ardhmen është Kamza industriale. Do të ndërtojmë dy parqe të mëdha industriale dhe punësim të qindra qytetarëve të Kamzës dhe Paskuqanit", tha Berisha, duke premtuar po ashtu ndërtimin e universitetit të dytë në këtë qytet. Kryeministri iu bëri thirrje votuesve që të mos i besojnë premtimeve të kreut të PS-së Edi Rama, pasi ai synon vetëm t'i mashtrojë zgjedhësit. "Ai premton sot se do të bëjë legalizim falas Fushata 2013Fleckenstein: Situata në KQZ, shqetësuese Meta: Zgjidhje rimbursimit të TVSH-sëMitingu i PS, policia merr masa të ndërtimeve, por nëse vjen në pushtet do të justifikohet me fjalët se: unë dua t'i legalizoj për nuk më le Gjykata. Ndaj ju ftoj që t'i bëni thirrje cdo njeriu afër jush që të mos i besojë këtyre mashtrimeve", tha Berisha. Gjate paradites se te enjtes, Kryeministri ishte ne Burrel dhe Klos, ne mitingjet permbyllese per qarkun e Dibres. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›