E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Oferta për PS-në, zbatimi i Kushtetutës

Ideja e hedhur nga kreu socialist, kanë marrë sërish përgjigje negative nga kryeministri Sali Berisha, shefi i mazhorancës. Sipas tij, qeveria është e vendosur për të zbatuar dhe respektuar deri në fund Kushtetutën.

 "Ajo që mund të këshilloja është që të merren me statutin e PS-së, pasi kjo do të ishte ndihma më e madhe që mund ti japin partisë së tyre meqenëse kanë vendosur të konsumojnë gushtin me problematika", tha Berisha në një konferencë shtypi.

 I pyetur nëse do ketë oferta të reja për PS-në sikurse zgjedhja e një presidenti konsensual në 2012, përveç asaj për reformën zgjedhore, shefi i qeverisë tha se, ofertë për opozitën mbetet vetëm respektimi i Kushtetutës.

"Oferta ime është zbatimi dhe respektimi i Kushtetutës dhe nuk e bëj këtë për interesin e mazhorancës apo të qeverisë, por për interesin jetik të çdo qytetari", deklaroi ai. /Start/

                                                                                             2011-07-28 16:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›