Katër ditë nën tokë

Ata u shprehën sot se kërkojnë rritjen prej 40 për qind të rrogave të tyre.
Gjithashtu, minatorët kërkojnë largimin e administratorit dhe drejtuesit Medat Zogu. Gjatë ditës së sotme, gjendja shëndetësore e tyre është rënduar për shkak edhe të thellësisë prej afro 1 mijë metrash ku ndodhen.
Një ditë më parë, Ministria e Ekonomisë vendosi një gjobë prej 56 milionë lekësh ndaj firmës austriake ACR për plotësimin e kushteve të parashikuara në kontratë.
“Kontrollet e ushtruara nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore konstatojnë se për periudhën 2007-2008, shoqëria ACR ka investuar 3 090 000 USD ne Minieren e Kromit Bulqize, ndërkohë që investimet e kryera në bazë të kontratës koncensionare që METE ka lidhur me ACR, duhet të ishin 3 400 000 USD. Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara rezulton se për vitin 2009 nuk ka pasur asnjë investim në minierën e kromit të Bulqizës nga shoqëria koncensionare “Albanian Chrome”. Për këtë arsye, METE vendosi sot aplikimin e penalitetit prej 56 milionë lekësh për shoqërinë ACR, i cili duhet të shlyhet nga ACR brenda 20 ditësh nga marrja e njoftimit”, thekson njoftimi i ministrisë. /S.Ll/Start/
2011-07-28 15:04