E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita do kryesojë hetimin e zgjedhjeve

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar është i gatshëm t'i japë opozitës shumicën në Komisionin Hetimor Parlamentar të Zgjedhjeve.
"Unë ftoj opozitën të hyjë në Kuvend. Ajo do të ketë shumicën në Komision, jo një herë, por 10 herë . Jam i vendosur t'i njoh opozitës të drejtën e vendimarrjes për problemet zgjedhore", tha Berisha. Sali Berisha ka kërkuar që PS të çojë çështjen e hetimit të zgjedhjeve në Prokurori, pasi ka të drejtën e hetimit të çështjes.
Lidhur me protestat e opozitës, ai tha se protestat nuk janë rruga e duhur për në BE. Numri 1 i qeverisë shqiptare i ka bërë edhe një herë apel opozitës që të japë kontributin e saj në liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se qeveria ka vendosur rikthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri. "Komisioni Qeveritar Shtetëror merr këtë vendim duke njohur Ahmet Zogun, kryeministër, president dhe më vonë Mbret i shqiptarëve si arkitektin e shtetit modern shqiptar. Qeveria vlerëson Ahmet Zogun si një prej personaliteteve më të shqura të vendit", tha kreu i qeverisë. Berisha tha se Zogu mbështeti Lëzivjen Çlirimtare të Shqiptarëve.
Berisha tha se procesi i kthimit të eshtrave të Zogut do ketë gjithë nderimet që i takojnë mbretit të parë të shqiptarëve.
Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se po negociohet me qeverinë indiane për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës. "Ne kemi filluar negociatat me qeverinë e Indisë që në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës të rikthejmë eshtrat e saj në Shqipëri", tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›