Mungesa e Portugalisë në Botëror dëmton Realin
Portugalia jashtë Kupës së Botës 2010 dhe Real Madrid do ta vuante atë në arkat e klubit. E gjitha mbështetet e te ylli i madrilenëve Cristiano Ronaldo që po rrezikon të dështojë me kombëtaren e tij. Një ngjarje e tillë do të dëmtonte Real që deri më tani ka llogaritur të sigurojë 85 milionë euro falë imazhit të lojtarit pa botërorin. Nëse Ronaldo do të shkojë, klubi i njohur spanjoll do të përfitojë më shumë para që do të kompesonin 300 milionët e shpenzuara gjatë merkatos.