E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita ka perparesi per reformen zgjedhore te hartoje amendamentet

 Në Luksemburg është miratuar një dokument për Shqipërinë, ku ministrat e Bashkimit Evropian kërkojnë respektimin të shtetit ligjor dhe të institucioneve të pavarura.

Kështu u shpreh ndër të tjera kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Duke pohuar se ai vetë mbështet thellësisht vendimet e institucioneve të pavarura, ndërsa presim përfundimin e procesit zgjedhor.

“U japim përparësi propozimeve të opozitës, në reformën zgjedhore përparësi mban opozita.

Ajo le të hartojë amendamentet dhe t’i dërgojë në Komisionin e Venecias”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë, duke i drejtuar një ftesë direkte opozitës për bashkëpunim në lidhje me përmbushjen e reformës zgjedhore në vend.

“Jemi të hapur për të vendosur standarde të larta dhe të vendosur për vendosjen e sistemit elektronik.
Votimi elektronik është plotësisht i mundshëm, ai kërkon vetëm vullnet.

Shkalla e internetit në vend mbi 50%.

Do shtrijmë internetin në çdo qendër votimi”, tha më tej ai.

Duke përfunduar me deklaratën se opozita duhet që ta shqyrtojë ofertën me seriozitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›