E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Shqipërinë

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së po diskutojnë sot për situatën në Shqipëri dhe veçanërisht për zgjedhjet lokale të 8 Majit.
Pas përfundimit të diskutimeve pritet që në orën 16:30 përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Chatherine Ashton të mbajë një konferencë për shtyp ku të japë edhe detajet në lidhje me diskutimet për Shqipërinë.
Ndërkohë Këshilli pritet të bëjë thirrje udhëheqësve politikë për të mbështetur finalizimin e procesit zgjedhor me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me një fokus në të ardhmen evropiane të vendit dhe për të nxitur Qeverinë dhe opozitën, në bashkëpunim me shoqërinë civile, për të rënë dakord për bërjen e një reforme të plotë zgjedhore, duke trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR para zgjedhjeve të ardhshme.
Këshilli pritet gjithashtu të nxisë autoritetet shqiptare që të shtojnë përpjekjet për reformën rendin e ditës, me qëllim që të jenë në gjendje të ecin përpara drejt BE-së, duke theksuar se BE-ja mbetet e angazhaur për të mbështetur perspektivën europaine të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj në këtë proces.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›