Rritet interesi i bonove te thesarit
Rritet përsëri interesi i Bonove të Thesarit. Në ankandin e fundit, norma e ponderuar e interesit për Bonot me afat maturimi 12-mujor ishte 7.56%, nga 7.4% që ishte në ankandin paraardhës.
Në ankand u emetuan Bono në vlerën e 9.4 miliardë lekëve, ndërkohë që oferta për financim ishte mjaft e bollshme, në vlerën e 11.5 miliardë lekëve. Nga 29 oferta të paraqitura, u pranuan 27. Megjithëse sistemi financiar vazhdon të jetë mjaft i interesuar për të investuar në Letrat me Vlerë të qeverisë, interesi për Bonot që prej dy ankandesh vazhdon të rritet.
Një tendencë të ndryshme kanë shfaqur Bonot me afat maturimi 6 mujor, për të cilat norma e interesit në ankandin e fundit pësoi një rënie të lehtë nga 6.82% në 6.8%. Por, kjo i detyrohet kryesisht faktit se nga 5 miliardë lekë të kërkuara nga qeveria, 3.7 miliardë lekë u financuan prej Bankës së Shqipërisë me ofertë jo konkurruese.