E Diel, 1 Nëntor 2026

GSH Pinari i pandehur ne QKR ende drejtor i MEICO-s

TIRANE- Ylli Pinari rezulton de jure perfaqesues ligjor i ndermarrjes shteterore te eksport-importit te armeve ndonese de facto drejtor i MEICO-s eshte emeruar Granit Leka. Lajmi konfirmohet nga Qendra Kombetare e Regjistrimit ku MEICO figuron si shoqeri me pergjegjesi te kufizuar.
Ekstrati me te dhenat e kesaj kompanie qe eshte botuar sot nga Gazeta Shqiptare fakton per here te pare se Pinari edhe pse i burgosur prej dy vjetesh nen akuzen e vrasjes masive gezon zyrtarisht te drejten e perfaqesimit ligjor te MEICO-s. Pinari akuzohet nga prokuroria si nje nder pergjegjesit kryesor te tragjedise se Gerdecit ku si pasoje e nje shperthimi tragjik humben jeten 26 vete u plagosen mbi 300 te tjere dhe u shkaterruan me mijera banesa e biznese. Megjithate ky fakt nuk i ka mjaftuar qeverise qe cuditerisht vijon te kete lene zyrtarisht ne duart e Pinarit pushtetin e drejtimit te MEICO-s. Ish-drejtor i MEICO-s nuk ushtronte vetem detyren e tij shteterore. Pinari ka qene edhe pronar i nje kompanie private te profilizuar per eksport-importin e pajisjeve ushtarake. Kompania REX sh.p.k ne baze te te dhenave qe ofron Qendra Kombetare e Regjistrimit eshte ende aktive. Pra ajo vijon punon normalisht edhe pse pronari i saj prej dy vitesh eshte i burgosur. Prokuroria e Pergjithshme nuk ka kerkuar ende nga gjykata bllokimin e saj megjithese dosja Gerdeci eshte duke u shqyrtuar ne Gjykaten e Tiranes. Por ky rast edhe pse rezulton ne shkelje te hapur te ligjit per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike nuk eshte denoncuar per asnje moment nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Heshtja e ketij institucioni ngre dyshime te forta per menyren selektive te zbatimit te ligjit nga ky institucion qe ne kete rast rezulton i kompromentuar nga ana e Pinarit.

ILDKP-ja ne baze te ligjit duhet ta kishte kallezuar penalisht Pinarin per kete ceshtje por cuditerisht ky institucion i pavarur vijon te heshte edhe sot. nderkaq Drejtori i Qendres Kombetare te Regjistrimit Tomi Kola deklaron se institucioni qe ai drejton nuk nderhyn ne te dhenat e kompanive. QKR-ja publikon ne internet te dhenat qe sjellin vete kompanite. Nese MEICO thote qe perfaqesues i saj ligjor eshte Ylli Pinari ate publikojme dhe ne.- thekson kreu i QKR.
NEWS24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO GSH Pinari i pandehur ne QKR ende drejtor i MEICO-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›