E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia rrezikon boterorin. Shtangistet kercenojne me bojkot

Peshengritja sporti me i suksesshem ne Shqiperi eshte tashme ne kaos te plote. Nje problem qe ne fakt ka shqetesuar prej kohesh por qe ka shperthyer pas vendimit te sportisteve me te mire te kesaj displine per te bojkotuar kampionatin boteror.

Mungesa e trajtimit jo vetem financiar prej 6 muajsh por edhe reduktimi i peshengritesve ne kombetare nga 6 sportiste meshkuj ne 3 ka bere qe unanimisht ata te deklarojne bojkotin. Ata kane ngritur akuza kunder Federates se Peshengritjes qe pas kesaj levizje te sportisteve eshte ne nje pozite teper te veshtire.

Erkand Qerimaj medalja e bronxte ne Europianin e Bjellorusise ka qene teper i ashper ne deklaraten e tij duke paralajmeruar se do ta ndjekin kete ceshtje deri ne fund. Sipas Qerimajt ky reduktim i peshengritesve te kombetares nga FSHP-ja behet ne shenje presioni ndaj kerkesave te tyre nderkohe qe me numrin e mbetur te peshengritesve do te synoheshin piket per olimpiaden e ardhshme.

Por tani peshengritja shqiptare rrezikon te mos prezantohet fare ne Kampionatin e ardhshem Boteror dhe kjo ceshtje kerkon zgjidhje emergjente.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›