E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita po perdor tragjedine e Gerdecit

Kryeministri Sali Berisha ne nje komunikate per mediat u ka kerkuar institucioneve te drejtesise te bejne detyren sa i takon ndeshkimit te fajtoreve te tragjedise se Gerdecit.
Ne nje kohe kur kane kaluar tre vite nga kjo tragjedi kjo komunikate vjen me shume si nje reagim ndaj protestes se partive opozitare se sa nje thirrje per organet e drejtesise.

Kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhimbjes se familjareve te viktimave qe 3 vjet me pare humben jeten ne tragjedine e Gerdecit. Kryeministri u ben thirrje institucioneve te drejtesise te mos vonohen ne ndeshkimin e pergjegjesve te kesaj tragjedie.
Kryeministri pershendet aktin dinjitoz te banoreve te Gerdecit distancimin e tyre nga loja makabre qe po vazhdon te luaje Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e te afermeve per jetet e te humburve te 15 marsit sa here afrojne fushatat elektorale thuhet ne kete komunikate



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›