Tre vjet pas tragjedise opozita kerkon te vendoset drejtesi per Gerdecin

Pas homazheve te familjareve dhe qytetareve gjate paradites opozita ka nisur protesten e saj ne Gerdec ne kujtim te 3- vjetorit te tragjedise ku mbeten te vdekur 26 persona. Protestuesit mbajne ne duar pankarta Duam drejtesi Fajin e ka Saliu dhe Mediu vrases
Namik Dokle Do vjijme ketu per shume vite pasi nuk mund te harrohet dora vrastare e qeverise. shte nje dhimbje jo vetem per prinderit per femijet motrat eshte dhimbje per te gjithe Shqiperine nje qeveri hajdute u kthye ne vrastare. Vrau ne Gerdec vrau me 21 janar dhe ne duhet ta ndalim qe te mos kete me Gerdec apo 21 janar. Kjo qeveri nuk vret vetem ketu shtypi shkruan se kjo qeveri dergon mortaja antitanke apo arme te tjera ne Jemen ne Gjeorgji atje ku vriten njerez te tjere te pafajshem.
Kjo ehste qeveria e Sali Berishes qe vret dhe e quan veten te drejte. Voten tone ne lule te ballit kunder qeverise vrastare. Arma jone eshte vota e lire dhe e barabarte.
Petro Koci E ka kthyer politken ne nje makine vrasese. Fabrika ishte nje zgjatim i segmenteve te kesaj qeverie. Vrasjet ne kete vend do te vazhdojne akoma nese nuk do ndalojme kete qeveri. Ka vetem nje beteje ne njeren ane eshte popullin ne tjeteren eshte qeveria. Te fitoje populli te fitoje drejtesia.
Paskal Milo Sot eshte nje dite e trishtueshme per te gjithe shqiptaret. Humben ne menyre tragjike 26 jete te pafajshme midis tyre femije. Regjimi qe me te drejte konsiderohet vrastar. Gerdeci eshte nje cunam shqiptar. Keta njerez nuk duan tja dine dhe as nuk jane prekur fare nga fatkeqesia e njerezve.
Para se te cija ketu isha ne nje tjeter aktivitete. Ambasadori amerikan Arvizu kerkoi nje minute heshtje per viktimat e Gerdecit. Ne krah te ambasadorit amerikan ishte vete Sali Berisha. Te huajt perkujtojne ftkeqesine shkaktaret heshtin. Asnje shqiptar nuk do te gjeje paqe deri sa te kete drejtesi. Kemi shansin perpara qe ta bejme kete te gjithe sebashku.
Spartak Ngjela Kurre nuk ka pasur ne histori nje njeri qe te jete ne qeveri dhe te vrase nga nje fabrike te drejtuar nga familjaret e tij. Ky paloco rrugesh nuk do kishte vrare kater te tjere nese nuk do i kishim thene ndal qe ketu. Nga ne varet. Interesat e shqiptareve vetem shqiptaret i mbrojne jo te huajt. Ne kerkojme zgjedhje te lira. Ky kryeminisiter eshte i cmendur. Vetem nje budalla ose ndonje qe urren shqiptaret nuk e kupron. Akuzon presidentin dhe shefin e e opozites per komplot.
Si sot tre vjet me pare pak minuta pas mesdites nje shperthim i fuqishem tronditi fshatin Gerdec rreth 15 km larg Tiranes duke u marre jeten 26 njerezve te pafajshem mes te cileve edhe femije.
Shperthimi ne fabriken e demontimit te armeve pervec viktimave shkaktoi edhe qindra te plagosur dhe deme materiale ne ndertesa e biznese te zones.
Ne kujtim te viktimave te pafajshme te tre vjeteve me pare sot ne te njejtin vend ku ndodhi shperthimi jane mbledhur familjare te tyre ish-punetore te fabrikes qe i mbijetuan tragjedise dhe qytetare te tjere.
Mes lotesh dhe me lule ne duar pjesemarresit kane bere homazhe ne memorialin e ngritur per nder te jeteve te humbura.
Nderkohe viktimat e tragjedise se 3 vjeteve me pare do te perkujtohen sot edhe nga opozita e cila ka lajmeruar per nje tubim ne Gerdec rreth ores 1700. Tubimi do te kete edhe notat e protestes per jetet e humbura dhe zvarritjen pa fund te drejtesise per to.