Shtylla: Maketet origjinale, nuk ka dy njësoj
15/03/2011 Me qindra qytetarë vizitojnë 12 maketet për kompleksin e ri parlamentar
Parlamenti i ri, 12 zgjedhje për tempullin e parlamentarizmit shqiptar
Në Ditën e Verës qytetarët vizituan nga afër në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë 12 projektet e prezantuara për ngritjen e kompleksit të ri parlamentar. Mëngjesi i djeshëm ka qenë i zhurmshëm në Tiranë, pasi festa ka nisur që në orët e para të 14 marsit dhe ka vazhduar gjatë gjithë paradites. Por më pas pjesëmarrësit në festë janë ftuar të vizitojnë dhe ambientet e Kuvendit të Shqipërisë si dhe maketet e parlamentit të ri të ekspozuara aty. Këtë radhë konkursi është i veçantë, sepse është krijuar mundësia që edhe publiku të shprehë preferencën e tij mbi njërin nga maketet që prezantohen në ambientet e Kuvendit. Drejtori i njësisë së ngritur për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, Arben Shtylla, theksoi dje për “Metropol” se “kemi të bëjmë me 12 zgjedhje interesante. Origjinale, të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk ka dy njësoj.” Dhe kjo është gjëja më e mirë e kësaj nisme, shpjegoi Shtylla, sepse vijnë studiot e njohura jo vetëm ndërkombëtare por botërore dhe sjellin 12 zgjedhje origjinale për publikun shqiptar.
Dita e Verës në Kuvend
Ashtu siç është kthyer në tashmë në një traditë, Kuvendi i ka çelur dyert paraditen e djeshme për qytetarët e Tiranës, të cilët zgjodhën të vizitonin këtë ekspozitë, si një ndër aktivitetet e tyre për të festuar Ditën e Verës. Kësaj radhe Kuvendin e Shqipërisë nuk e mbushnin deputetët apo nëpunësit e tij, por ishin me qindra familjarë, fëmijë, të rinj, burra, gra, të cilët ishin dhe vizitorët e veçantë të ekspozitës së hapur për prezantimin e të 12 projekteve të kompleksit të ri parlamentar. Një interes i jashtëzakonshëm u shpreh në mënyrë të veçantë nga të rinjtë, studentë të arkitekturës si dhe njerëz të thjeshtë, të cilët pëlqejnë të bukurën dhe modernen. Nga ana tjetër, çelja e dyerve të kësaj ekspozite ngjalli një interesim të madhe edhe tek turistët e huaj që këto ditë vizitojnë Tiranën. Grupe turistësh nga Italia, Bullgaria etj. ishin të pranishëm në sallën e maketeve, ku njëri nga 12 që po prezantohen do të jetë godina parlamentare që pritet të zëvendësojë Piramidën aktuale të Tiranës.
Ndërtimi i parlamentit të ri
Pavarësisht se ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të fillojë shembja e Piramidës dhe fillimi për ndërtimin e parlamentit të ri, kompleksi i ri parlamentar pritet të përfundojë në nëntorin e vitit të ardhshëm, që përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. “Në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë edhe Shqipëria do ketë një parlament dinjitoz, që do të jetë në të njëjtën kohë monument i kombit dhe një vepër arti unike”, - u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i fton qytetarët që dëshirojnë të votojnë për projektin që ata vlerësojnë më të bukurin.
Vizitorët
Ekspozita e maketeve për kompleksin e ri parlamentar është vizituar jo vetëm nga qytetarë, por dhe nga pedagogë dhe studentë të arkitekturës, të cilët kanë shprehur vlerësimet e tyre mbi këtë ekspozitë. Studentët, duke vlerësuar transparencën për publikun në këtë proces, theksuan se maketet për kompleksin e ri parlamentar hapin një fazë të re për zhvillimin e arkitekturës shqiptare. “Maketet e prezantuara plotësojnë kërkesat më të larta të estetikës dhe të së bukurës në arkitekturë”, - u shprehën ata. Nga ana tjetër, duke shpjeguar me hollësi elementet e çdo maketi, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera u shpreh se ky është projekti i shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve. “Ajo që identifikon pothuajse të gjitha projektet është transparenca që çdo qytetar të dijë se çfarë bëhet në shtëpinë e tij, çfarë vendoset”, - theksoi kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Votimi për maketet
Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë qytetarët dhe opinionin publik se në faqen e tij www.parlament.al janë prezantuar projektet e kompleksit të ri parlamentar. Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë i fton të votojnë për projektin që e konsiderojnë më të mirin.
Videoja e çdo projekti është edhe në faqen zyrtare të Kuvendit në adresën www.parlament.al. Çdokush që dëshiron ka mundësi të votojë në formë elektronike, të mos ngurrojë dhe të shprehë preferencën e tij mbi këtë nismë të Kuvendit të Shqipërisë.
Dita e Verës
Dita e Verës është një festë pagane, shumë më e hershme se krishterimi. Në këtë ditë të shënuar Elbasani mbledh miq nga e gjithë Shqipëria. Dhe kjo edhe për faktin se në këtë ditë të shënuar zhvillohen një sërë aktivitetesh të larmishme, duke filluar që nga ekskursionet në natyrë e deri te dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon asnjëherë ballokumja, në përgatitjen e së cilës askush nuk mund tua kalojë amvisave elbasanase.14 marsi është kthyer tashmë një festë mbarëkombëtare për të gjithë shqiptarët, në të gjitha viset, festë që sjell gëzim dhe hare.
Topalli: Parlamenti i ri, projekti i shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve
Kryeparlamentarja Topalli ndërtimin e godinës së re të Parlamentit të Shqipërisë e cilësoi si monumenti i kombit, monument i demokracisë shqiptare. “Është projekti i shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve. Ajo që identifikon pothuajse të gjitha projektet tri kolona kryesore: transparenca që çdo qytetar të dijë se çfarë bëhet në shtëpinë e tij, çfarë vendoset; elementi i dytë është pjesëmarrja e publikut dhe elementi tjetër është shikimi drejt së ardhmes, ashtu si e ka emrin qeveria juaj, qeveria e të ardhmes”. Dhe po të shihni, edhe disa prej këtyre projekteve e kanë drejtimin drejt Evropës, destinacion ku Shqipëria do të marrë pjesë, atje ku është e ardhmja jonë. Unë dëshiroj dhe synoj që ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar të jetë një rast unik, i pazëvendësueshëm. Ky projekt do të mbesë në mendjet e shqiptarëve si pushtet i sovranit, që ka një peshë të rëndë dhe që imponohet përmes një vepre arti”, - tha Topalli duke i ftuar qytetarët të votojnë sipas preferencave për projektin më të mirë.
Studentja për arkitekturë: Një gjetje shumë e mirë
Irida Arapi, studente për arkitekturë në një nga universitetet private në Tiranë, shprehet për “Metropol” se ekspozita e prezantimit të 12 maketeve është një nismë shumë e bukur. “Një gjetje shumë e bukur, për arsye se të gjithë qytetarët e thjeshtë mund të shikojnë një objekt që nesër mund të jetë një realitet i përzgjedhur nga vetë ata”, - shprehet studentja e vitit të dytë për arkitekturë. Më tej në fjalën e saj Arapi thekson se kemi të bëjmë me një realitet që i mungonte vendit tonë, siç mund të jetë një objekt i tillë i një rëndësie kaq të veçantë. Ndërsa ideja e votimit nga vetë qytetarët “më duket akoma më mirë, sepse çdo qytetar duhet të ketë të drejtën të votojë për një kompleks kaq madhështor që do të ngrihet në qendrën e metropolit të shqiptarëve”. Me syrin e një profesionisteje të ardhshme, Irida Arapi shprehet: “Këto janë projekte me të vërtetë shumë të bukura. Kanë një arkitekturë bashkëkohore shumë të bukur. Janë të ndërthurura shumë bukur elementet moderne me elementet kombëtare të vendit tonë. Por ajo që mund të them është se të gjitha idetë e konceptuara janë me të vërtetë shumë të gjetura nga projektuesit e të gjithë këtyre maketeve që janë prezantuar deri tani.”
Qytetarët: Ekspozita na dhuroi çaste kënaqësie
“Mund tju them se më dhuruan çaste të një kënaqësie të pafund, edhe duke menduar ndër të tjera që një ndër këto projekte do të jetë realitet i kombit tonë”, - shprehet për “Metropol” Mimoza. E pyetur se cilin nga projektet do të votojë, ajo thekson se “ai që unë do të votoj është ai ku parlamenti konceptohet i mbështjellë me një membranë përsipër, ku janë dy drejtkëndësha të ndërthurur me njëri-tjetrin, të cilët rrinë shumë bukur pranë tyre dhe që quhet “Foleja e shqiponjës”.
Bashkëpunimi me studiot shqiptare
Drejtori i njësisë së ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar që do të ngrihet aty ku sot është Piramida, Arben Shtylla, thekson se “këto studio janë të niveleve të larta dhe në vendin tonë akoma nuk kemi një nivel të tillë. Ai thotë se për madhësinë që ka Shqipëria studiot shqiptare në një mënyrë ose një tjetër janë prezente në këtë ekspozitë. Dhe “kjo falë bashkëpunimit të studiove pjesëmarrëse në këtë ekspozitë me studiot shqiptare”, - shprehet arkitekti Arben Shtylla.
Shtylla: Janë 12 zgjedhje, ku nuk ka dy njësoj
Arben Shtylla, doktor në arkitekturë dhe njëkohësisht drejtori i njësisë që është ngritur për menaxhimin e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, thekson për “Metropol”: “Këtë radhë konkursi është i veçantë, sepse është krijuar mundësia që edhe publiku të shprehë preferencën e tij mbi njërin nga maketet që prezantohen këtu. Dhe preferencat e publikut do të merren parasysh në përzgjedhjen e finale të kompleksit të ri parlamentar që do ndërtohet te Piramida. Janë 12 zgjedhje interesante. Origjinale, të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk ka dy njësoj. Dhe kjo është gjëja më e mirë e kësaj nisme, sepse vijnë studiot e njohura jo vetëm ndërkombëtare, por botërore dhe sjellin 12 zgjedhje origjinale.” Ndërsa në lidhje me vizitorët që kanë parë nga afër këto mokete Shtylla shprehet: “Ekspozita deri tani po shkon shumë mirë. Ka shumë njerëz të interesuar dhe që paraqesin kureshtje rreth këtyre projekteve. Sot (dje) mbi të gjitha është dhe një ditë pushimi, ndaj ka dhe kaq shumë vizitorë.”