Berisha: Opozita të votojë ligjin për amnistinë fiskale
Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje opozitës të votojë ligjin për amnistinë fiskale.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se vota e opozitës të jetë dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar pushtetin që është në interesin më të mirë të vendit.
"Ftoj opozitën që nëse ka vërejtje dhe sygjerime të bëjë amendamentet e saj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit, të biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit pasi janë vendosur tarifat më të ulta” theksoi Berisha.
Sipas tij opozita nuk ka asnjë shkak të mos e votoj këtë ligj shumë të rëndësishën duke patur parasysh që ligji është i vonuar pasi amnistitë vendet e zhvillluara i përdorin në mënyrë periodike.
Gjithashtu kryeministri Berisha duke e cilësuar ligjin për amnistinë fiskale si një vendim plotësisht të moralshëm, të argumentuar dhe të drejtë theksoi se është pikërisht biznesi që në përputhje me reformat e saj, lufton varfërinë dhe siguron ecjen para të ekonomisë së vendit dhe për këtë arsye meriton të ketë edhe lehtësira nga ana e qeverisë.
“Eshtë pikërisht biznesi, gjenerator i rritjes ekonomike, punësimit dhe është normale që ai edhe të falet. Prandaj u bëj thirrje atyre që përfshihen brenda amnistisë fiskale, që në përputhje me ligjin e saj, të përfitojnë nga detyrimet që amnistohen prej tij”, theksoi Berisha.
Kështu sipas kryeministri Berisha nga amnistia fiskale do të përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe bizneset e vogla.
“Të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguaj tarifën e sotme që është 10% por pas rivlerësimit, i cili është vonuar për arsye të ndryshme, tani ata do të paguajnë gjithsej 1%. Në rast se një apartament në vitin 2002 kjushtonte 30 mijë dollarë dhe sot ky apartament për shkak të ndryshimit të tregut kushton 100 mijë euro, me ligjin ku zotëri duhet të paguante 30 mijë dollarë me tarifën e re paguan 1 mijë dollarë”, sqaroi Berisha.
“Janë të amnistuar të gjitha bizneset e pa regjistruara. Falen sigurimet shoqërore për të punësuarit dhe të vetëpunësuari për gjobat e vendosura para dhjetorit të vitit 2010. Falen kompanitë me bilance jo të përshtatshme, duke iu dhënë mundësinë që të bëjnë rivlerësimin e bilanceve. Pra bëhet një amnisti e madhe. Krijohet mundësia e vetëdeklarimeve për të gjitha pasuritë e bizneseve”, shtoi më tej ai.