E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Gadafi: Jam gati për beteja të tjera

Lideri libian, Muamar Gadafi, duket se nuk ka ndërmend që të dorëzohet. Në një fjalim, në Tripoli, ai është shfaqur sfidues, duke bërë thirrje për fitore, kundër rebelëve dhe foracve perëndimore.
" Unë nuk kam frikë. Jemi gati për një betejë të shkurtër apo të gjatë, si do që të jetë. Sepse ne kemi një mbrojtje të fortë ajrore. " tha Gadafi përpara turmës.
“Në fund do të fitojmë ne dhe unë do të qëndroj këtu sepse kam të drejtë dhe nuk kam frikë nga avionët që mbjellin vdekje" ka shtuar koloneli. "Të dalin kundër kolonializimit, bashkohuni dhe ju, sepse jemi duke pësuar një agresion të padrejtë. Dhe amerikan dhe europianët janë të nazistët e rinj" ka akuzuar Gadafi.

Më herët në presidenti amerikan Barak Obama, ka deklaruar se shpejt Amerika, do të jetë në gjendje të dorëzojë kontrollin e operacionit ushtarak të Libisë në një koalicion ndërkombëtar. Ndërsa sekretarja e shetit Hillary Klinton shtoi se Gadafi së bashku me besnikët e tij, po mundohen që të gjejnë çdo mënyrë për të dalë nga situata në të cilën ndodhen. Sipas saj, një raport i departamentit të shtetit, tregon se një nga djemtë e Gadafit është vrarë, edhe pse Tripoli zyrtar e ka mohuar këtë fakt.
Ndërkohë që në Libi, sulmet nga të dyja krahët vazhdojNë. Në qiejt e Tripolit janë parë goditje me kundrajrorë. Besohet se këto mund të jenë lëshuar nga forcat besnike të Gadafit.
Këto të fundit vazhdojnë që të luftojnë me rebelet në qytetin Misurata. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gjendja në të këtë qyetet paraqitet kritike. Ndërsa admiral i marinës amerikane Samuel Locklear, ka konfirmuar se mercenarët janë duke qëlluar mbi civilët, dhe sipas tij koalicioni ndërkombëtar po shqyrton të gjitha mundësitë për të ndaluar këtë sulm. Misurata është një nga qytet, që presidenti Obama, ka kërkuar që forcat qeveritare të largohen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›