E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Zgjedhjet të jenë korrekte dhe të qeta

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka bërë apel partive politike që të tregojnë maturi që zgjedhjet vendore të zhvillohen me qetësi të plotë.
 

Duke folur në konferencën për qeverisjen vendore, presidenti Topi ka theksuar se zgjedhjet lokale zhvillohen në një moment të rëndësishëm pas një klime të tensionuar politike dhe një konfliktualiteti gati të shpehur.
 

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen me korrektësi dhe sipas ligjit ku pjesëmarrja e qytetarëve është mjaft e rëndësishme” theksoi Topi.
 

Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet janë për qytetarët dhe nuk mund të politizohen nga partitë.
 

"Kemi nevojë të shikojmë ide, konfrontime, alternime dhe sinkronizime idesh. Nuk është nevoja që të bëjnë konflikte politike, por partitë dhe kandidatët të tregojnë sens, ku të bashkojnë idetë e tyre. Në fund fare është qytetari”, tha Topi.

Më tej presidenti Topi ka theksuar se interesat e qeverisjes vendore duhen ndarë nga ato politike dhe të jenë në shërbim të qytetarit.

Sipas tij, tematika e politika qendrore duhet të ndahet nga politikat e pushtetit vendor, e kjo duhet bërë e qartë edhe për zgjedhjet lokale.

“Kjo politikë duhet të jetë më e qartë për çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët”, theksoi  Topi duke shtuar se politika të jëtë më profesioniste dhe më specifike për çështje që kanë lidhje me qytetarin.

Topi shprehu shqetësimin për bllokimin e projekteve në këshillat bashkiakë. “Kam parë shfaqje reale kur paradoksalisht kur disa këshilla bashkiak, atëherë kur ka qenë e domosdoshme që koshienca e qytetarëve janë bllokuar thjesht për shkak të emocioneve politike apo të refleksioneve të deformuara në lidhje me politikën. Rasti ekstrem është në Tiranë. Ka një projekt të miratuar në 1989 dhe jemi në 2011 që nuk kemi marrë ende një vendim, është unaza e madhe e Tiranës”, theksoi Presidenti.

Ai kërkoi nga vendorët që t`i referohen praktikave më të mira të qeverisjes vendore, duke përmendur këtu suksesin në transferimin e pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›