Berisha-Opozites: Qe sot hetojme zgjedhjet sipas rezolutes se PE
Kryeministri Sali Berisha, tha dje se eshte i gatshem qe te ulet qe diten e sotme me opoziten per te hetuar zgjedhjet, ne baze te rezolutes te miratuar dje nga Parlamentin Evropian. Ne nje interviste televizive, kreu i qeverise, tha se bashkepunimin me te rendesishem e ka pasur me Kryetarin aktual te PS-se, Edi Rama dhe mirepret vijimin e bashkepunimit, per te hetuar zgjedhjet, ne baze te ligjeve, kushtetutes dhe hapjes se materialeve zgjedhore. Megjithate, kryeministri theksoi se nese opozita nuk do te bashkepunoje edhe kete here, kur nderkombetaret folen qarte, ai nuk do te mund ti imponohet kurre asaj. Sipas tij, ajo do te demtoje vetem veten. Berisha vleresoi dhe koalicionin qeverises, si me te mirin te zhvilluar ndonjehere dhe se ka realizuar reformat me te papara.
Zoti Berisha, si e vleresoni rezoluten e Parlamentit Evropian per Shqiperine?
Rezoluta, eshte mbeshtetja me e fuqishme qe Shqiperia ka marre ndonjehere. Parlamenti Evropian qe pas hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones, eshte teresisht krejt tjeter, ky traktat e fuqizon shume Parlamentin. Kjo rezolute, mbeshtet plotesisht procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, heqjen e vizave dhe kerkon qe ne kuadrin e nje klime mirekuptimi dhe dialogu, te gjendet zgjidhje duke e percaktuar vete mekanizmin per situaten politike, si krijimin e komisionit hetimor dhe hetimin e materialeve zgjedhore. Nje kerkese kjo e bazuar teresisht ne ligjet e vendit. Une jam gati qe neser, te ulemi me opoziten te percaktojme metodiken per realizimin e reformes zgjedhore. Ne rezolute, kerkohet qe te behen amendamentet per te trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ne jemi dakord, qe opozita te beje propozimet dhe ne ti pranojme. Ky eshte nje rekomandim serioz per te ecur perpara. Kane kaluar mbi 12 muaj, jane lakuar mbi 12 milione here zgjedhjet, por ne arenen nderkombetare nuk ka asnje njolle per zhvillimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Ky rekomandim, eshte teresisht i zbatueshem. Zgjedhjet e 28 Qershorit, bene te mundur qe per kete vend ne harkun kohor nje vjecar, te merren te gjitha vendimet qe ishin per tu marre. Pa keto zgjedhje, vendime te tilla nuk do te ishin marre. Mbi bazen e ketyre zgjedhjeve, u morr vendimi per te hapur negociatat per procesin e statusit kandidat per Shqiperine dhe per te hequr vizat.
Keni besim se opozita do ta vleresoje si ju kete rezolute?
Aty jane gjerat e percaktuara qarte. Kerkohet komision hetimor, qe eshte i ngritur. Kerkohet hetim i materialeve zgjedhore, ne se kemi kundershtuar dhe nuk e kundershtojme kurre. Opoziten e respektojme, pavaresisht se nuk kemi asnje detyrim ligjor, sepse do te ishte e pafalshme nese nuk do te benim edhe disa leshime te tjera, si dhenia e shumices ne komision. Ne nuk bejme arrogantin. Shpresoj qe opozita te vije, te percaktoje objektivat dhe te beje amendamentet. Rezoluta kerkon nje trajtim adekuat te opozites. Une nuk perpiqem ti imponoj asnje gje opozites, por shpresoj qe opozita te perfitoje.
Cfare te keqe do te kishte, qe te hapeshin disa kuti, te shikohej se cfare ka brenda?
Ne nje tryeze shume te rendesishme, une thashe te shihet cdo vote, te numerohet cdo vote dhe une nuk kam asnje ndrojtje personale. Por kjo eshte e pamundur. Nje here po ndodhi, demton ne menyre perfundimtare gjykatesit nderkombetare per zgjedhjet. Ne Britanine e Madhe u zhvilluan zgjedhje dhe 22 dite pas zgjedhjeve u be e qarte se nuk ka me komente. Rinumerim nuk lejohej, vetem gjykatesi mund te shprehet. Mos kujto se ata nuk kane kundershtime ne zgjedhje, por ka rregulla. Nese i besove gjykatesit, i the do vi tek ti, atehere prit vendimin. Pranimi i rezultatit dhe respektimi i ligjit eshte kushti themelor i zgjedhjeve.
Ju thoni qe jeni te gatshem te zbatoni rezoluten e Parlamentin Evropian, do te ngrini nje komision tjeter hetimor apo do te funksionoje ai qe eshte?
Opozita, nese deshiron eshte e mirepritur te sugjeroje ate qe mendon mbi rezoluten. Une nuk e di nese opozita ka interes ta pranoje ose jo. Eshte ceshtje e saj, por objekti i hetimit eshte i percaktuar qarte ne rezolute.
Eshte kerkuar kaq here konsensus politik, pse duhet te besojme se do te arrihet kete here?
Ne nuk mund ti diktojme kurre opozites se cfare te beje. Nese ajo bie dakord apo jo qe te bashkepunoje mbi bazen e ketij dokumenti, une nuk e di, por ne jemi te hapur. Pati perpjekje te shumta per rinumerim, kjo nuk u mbeshtet po nuk rrezohet nga une, por nga ligjet vendit, qe jane te detyrueshme si per mua dhe opoziten. Nese opozita dhe zoti Edi Rama, vendos ti refuzoje, une personalisht e quaj te gabuar, se po te me pyesesh mua si erdhe ne pushtet, une them Parlamenti. Leva kryesore e ardhjes ne pushtet te partise time, eshte Parlamenti. Kreu i opozites nuk eshte ne Parlament, ka bere zgjedhjen e tij, por grupi i tij ka te drejten te beje maksimumin ne kete institucion.
Pse nuk ndertohet nje dialog i qendrueshem dhe konstant dhe brenda institucioneve? Si mund te ndertohet ky dialog?
Ne karrieren time 20-vjecare ne politike, bashkepunimin me te madh dhe me me rezultat, e kam me Edi Ramen. Nuk e mohoj edhe me Nanon, por me Ramen u bene ndryshimet me rrenjesore dhe te medha, te Kodit Zgjedhor dhe te Kushtetutes. Une serish qendroj ne gatishmerine time per te vijuar se bashku reformat, edhe ato qe interesojne opozites. Por ky eshte nje proces i dyanshem, jo i njeanshem. Pas zgjedhjeve, ndodhi nje ndryshim thelbesor, qe Rama mendon se nje linje tjeter mund te jete me e dobishme per te.
Ju keni bere marreveshjet me te medha me Ramen, por jeni aleat me Meten qe kundershtoi dhe u fut ne greve kunder ndryshimeve kushtetuese. A mos eshte kjo nje riciklim krize?
Ne historine e vendit, ky eshte koalicioni me serioz. Jam i sigurt, qe prania e zotit Meta ne qeveri, jo vetem qe nuk perben dizavantazh, por nje avantazh per te majten ne Shqiperi. Meta eshte ne qeveri, si nje force politike e majte, te ciles kryeministri dhe forca te tjera politike, jane te detyruar per shkak te koalicionit te marrin parasysh pjese te rendesishme te programit. Dua te theksoj se ka nje intensitet reformash te papare ndonjehere me kete koalicion.
Parlamenti Evropian, thekson nevojen e luftes kunder korrupsionit. A ka korrupsion ne administrate dhe cfare perpjekjesh po beni?
Fatkeqesisht ka korrupsion ne administraten shqiptare dhe do te kete, por nga ana tjeter, ka nje lufte te vendosur kunder korrupsionit. Ne morem cmimin e vendit te dyte ne bote, per transparencen e administrates. Ky cmim e dha vetem per perpunimet elektronike.
Cfare ndjete kur pate kontratat e pasurive?
Si kryeminister, une kam besim te plote tek Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive, te zgjedhur me konsensus.
Moret vendim per rritjen e pagave, nderkohe qe opozita e kundershton?
Ne u mbajtem me mire se te gjithe te tjeret ne kete krize boterore ekonomike sepse rritja jone bazohej ne investimet. Ne ja dolem te mbledhim ne kater vite, 5.2 miliarde dollare me shume nga lufta kunder korrupsionit sepse percaktuam metoda qe zvogelonin korrupsionin. Ka nje rritje 27% te investimeve te huaja kete vit. Rritja ekonomike nuk eshte percaktuar akoma por eshte pozitive.
A trembet Tirana zyrtare se mund te kete kthim te emigranteve si pasoje e krizes ekonomike ne bote? A jeni ende i mendimit qe te futemi ne euro?
Euro po fuqizohej shume, kur une thashe qe te jemi pjese e saj. Tani them se eshte nje avantazh qe nuk jemi ne ate sistem. Deri me sot, nga emigrantet nuk kemi ndonje efekt negativ.