Vendimi, sa rriten pagat per cdo kategori
Jane te pakten 12 kategori te administrates publike, qe perfitojne nga vendimi i djeshem i qeverise, per rritjen e pagave. Keshilli i Ministrave, vendosi dje, qe pagat e uleta te administrates te rriten mesatarisht me 10 per qind, duke shenuar nje ndryshim te ndjeshem te te ardhurave te kategorive qe perfitojne. Ne baze te vendimit te djeshem te qeverise, pagat e mjekeve do te rriten perkatesisht me 11 per qind. Ndersa rrogat e infermiereve, do te kene nje rritje prej 9 per qind. Po ashtu, ne vendimin e qeverise eshte parashikuar rritje dhe per rrogat e mesuesve, te cilat do te rriten me 6 per qind. Nje rritje mesatare prej 4 per qind te pagave, u eshte bere punonjesve te Ministrise se Mbrojtjes, nje pjese te administrates se pushtetit vendor dhe punonjesve te Policise te Shtetit. Me konkretisht, vendimi i qeverise cakton nje rritje nga 4 deri ne 5.2 per qind te pagave te ushtarakeve aktive ne Forcat e Armatosura, nepunesve te administrates se prefektit, nepunesive te institucioneve ne varesi te ministrive, te punonjesve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri, te punonjesve te Sherbimit Informativ te Shtetit, te punonjesve te sistemit doganor, te nepunesve te sherbimit pyjor, te punonjesve te sistemit tatimor dhe te punonjesve te Policise se Shtetit. Ne fjalen e tij, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se vendimi i fundit, nuk eshte i vlefshem per rrogat e larta, ose sic njihet ndryshe pagat e drejtuesve te institucioneve kryesore qeveritare. “Propozimi per te rritur me 2.5% rrogat e larta, Presidentit, Kryeministrit, Ministrave dhe posteve te tjera politike, nuk do te miratohet. Rritje te gjithe pagave te tjera, vec te lartave”, tha Berisha, duke theksuar se kjo ishte nje propozim i opozites qe i ishe dukur shume i drejte. Kryeministri theksi, se nje vendim i tille duhet te pershendetet nga ana e opozites. Sipas tij, deklaratat e tyre ndikuan qe ky vendim te merrej. “Shpresoj qe kjo te pershendetet nga opozita, se ishte nje propozim i saj dhe une e gjeta me vend. Duke rritur rrogat, u mblodhem sot, per te miratuar buxhetin e ri, shkurtimet e medha ne buxhetin e ketij viti. Shkurtime, qe vijne nga vendimi yne per te mos lejuar rritje te borxhit. Ky vendim eshte i domosdoshem, jo se qeveria nuk mund te marre borxh, jane te shumte ata qe duan t’i japin borxh qeverise”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise.