E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Orientimi i qeverisë drejt drurëve frutorë e arrorë

Kryeministri Berisha ka deklaruar se pas infrastrukturës rrugore orientimi drejt drurëve frutorë dhe arrorë janë projektet më të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në vend. Gjatë vizitës në një serë me ullinj në zonën e Kodër Kamzës në kryeqytet, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është duke lëvruar fondet për të mbështetur këto projekte.
“Në këtë proces të rëndësishëm ne supozojmë që të mbjellim 20 milionë ullinj për 4 vjet dhe kështu ne e shënderrojmë Shqipërinë në një prodhues të përfillshëm të vajit të ullirit në rajon” theksoi Berisha ndërsa u ka bërë apel qytetarëve të mbjellin të paktën një rrënjë ulli si simbol i përjetësisë.
Më tej kryeministri Berisha duke iu referuar projektit të arrorëve theksoi se është rritur shumë kërkesa e fermerëve të cilët dëshirojnë të kultivojnë arrorët.
“Të duket sikur ky projekt paska qënë në pritje të një apeli pasi është dëshmuar një interes shumë i madh për arrorët pasi kemi vështirësi për të përballuar kërkesat e fermerëve për kultivimin e tyre” theksoi Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se vaditja do të jetë një tjetër projekt i rëndësishëm që qeveria do të ndërmarrë për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›