E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS-së për Piramidën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Në ankimimin e saj Bashkia e Tiranës kishte kërkuar pezullimin e punimeve për prishjen e Piramidës dhe konkretisht shfuqizimin e vendimit nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë pasi e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për mungesë provash.
 

Me këtë vendim duket se merr fund edhe debati për prishjen ose jo të Piramidës, dhe pritet që të nisë puna, për kompleksin e ri parlamentar për të cilin u organizua edhe një konkurs për përzgjedhjen e projektit më të mirë dhe nxjerrjen e studios fituese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›