Berisha: PD mbështetje për fermerët, do të ofrohen edhe shërbime infrastrukturore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës se Baldushkut prezantoi programet mbështetëse për fermerin.
Sipas Berishës, bujqësia në këto vite ka pësuar një rrokullisje të vërtetë pasi u braktis nga qeveria.
“Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullisje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij. Por kjo nuk ndodhi”, tha ai.
Berisha premtoi se përveç mbështetjes ndaj fermerëve, me ardhjen në pushtet do të ofrojë edhe shërbimet infrastrukturore.
“Në qoftë se ju përmend rrugën. Unë e kam ndjekur dhe e ndjek vazhdimisht. Investimet në Shqipërinë e fshatrave, gjatë këtyre 12 viteve, kanë qenë absolutisht pothuaj inekzistente.Ua them këtu, jo për ndonjë gjë, por kemi investuar.
Në Shqipërinë rurale në vitet 2005-2013 është investuar të paktën 50% më shumë se në të gjitha rrugët e Shqipërisë. por rrugët e fshatit nuk dukeshin. Nuk kanë vizibilitetin e rrugëve kombëtare.
Në ujësjellësa dhe kanalizime. Ne kemi patur dhe kemi një parim, të krijojmë infrastrukturën në zonat rurale njëlloj si në lagjet e qyteteve. Atëherë, e kam thënë shumë herë këtë. Dhe sot e përsëris me bindjen më të thellë. Ne i detyrohemi fermerëve, përveç mbështetjes së prodhimit të tyre, ne i detyrohemi t’i krijojmë atyre infrastrukturën e njëjtë, rrugët, ujësjsellësin, elektricitetin, shërbimet të nëj lagje të qytetit. Në pra, angazhohemi për një transformim të infrastrukturës të Shqipërisë rurale dhe të fshatrave. Angazhohemi për të subvencionuar çdo njësi prodhimi”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Kreu i PD-së tha se shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre.
/rtsh.al/