Berisha PD ngriti ceshtjen came qe ne 91 rezoluta sipas traktatit te 95
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët në mjediset e kryeministrisë. Kryeministri u ka dhënë përgjigje disa prej temave më të nxehta të aktualitetit në vend si: heqja e taksës së biznesit të vogël nga Rama, rezoluta për çështjen çame, deklaratat nacionaliste, nënshtetësia, integrimi, buxhCEZ dhe të tjera.
Berisha: Rama rrit punësimin në bashki duke rrënuar qytetin
Kryeministri akuzoi kreun socialist Edi Rama se rrënoi kryeqytetin duke rritur punësimin dhe duke lënë rrugë të paasfaltuara. Sipas tij premtimi i Ramës për rritjen nëpërmjet punësimit është skema tipike e socializmit, i cili kaloi në të gjitha rastet e lirisë njerëzore deri në mjerimin ekstrem.
“Ai ka një praktikë, jo vetëm një trashëgimi kur qeveria e Sali Berishës me të dhëna më të sakta i trefishoi buxhetin bashkisë së Tiranës, Rama përcaktoi punësimin si rrugën e rritjes së bashkisë, arriti në 5200 punonjës në bordero mori të gjithë 99 –at që nuk kishin bërë një ditë punë në jetën e tyre.
Qytetarët e Tiranës sot kanë 460 km rrugë nga të cilat 260 të paasfaltuara. Nëse shkoni në Xhafzotaj dhe nuk gjeni një km rrugë të paasfaltuar shikoni sesi e rriti punësimin Rama duke rrënuar qytetin”- deklaroi Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se opozita do kërkojë që banka e shtetit të llogarisë borxhin publik si përqindje të GDP-së, ndërsa taksa progresive është taska famëkeqe të cilën e instaloi dajo i tij për herë të parë në Shqipëri në 1946.
Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se qeveria e tij do të mbështesë fuqishëm biznesin.
Çështja çame
I pyetur për rezolutën e cështjes çame të paraqitur në kuvend nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, kryeministri Berisha tha se çdo amendament në parlament do shqyrtohet në përputhje me procedurat, pa asnjë lloj forme presioni.
“Aleati im ka paraqitur një rezolutë edhe po të mos ishte paraqitur ajo do shqyrtohej. Parlamenti ka komisone të cilat do shqyrtojnë e vlerësojnë rezolutën mbi bazën e këtij qëndrimi të mazhorancës ndaj kësaj çështjeje.
Është mazhoranca e PD që ka kaluar një ligj në parlament dhe disa veprime të tjera ndaj edhe pa ndonjë formë presioni nga askërkush, ne shqyrtojmë cdo dokument të paraqitur”- vijoi Berisha.
Kryeministri kujtoi se e ka ngritur çështjen çame për herë të parë në vitin 1991 së bashku me Gramoz Pashkon gjatë takimit me kryeministrin grek të asaj kohe Micotaqis.
“Dua të theksoj se cështjen came së bashku me mikun tim të ndjerin Gramoz Pashko dhe dy bashkëpunëtorët tanë e kemi ngritur për herë të parë në janar 1991. Kur kryeministri Micotaqis u bë edhe kryeministri i parë i një vendi të lirë që takoi opozitën shqiptare na ftoi në takim në hotel Dajti dhe në atë takim një nga problemet që ne shtruam ishte ai cam, saqë Micotaqis tha: po ketë nuk e ngriti Ramiza Alia. I thamë ne kemi cështjen kombëtare, ai cështje ideologjike, ky është dallimi” theksoi kreu i qeverisë.
Berisha nënvizoi edhe njëherë se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje por çështjet e pronësisë së shqiptarëve theksoi ai do të zgjidhen në bazë të traktatit të firmosur në ’95 mes tij dhe presidenti grek Stefanopulos.
“Në traktatin e miqësisë së firmosur në ‘95 mes meje dhe Stefanopolus ka një klauzole në të cilën cështjet e pronësisë së shqiptarëve në Greqi dhe të grekëve në Shqipëri janë juridiko-teknike dhe do të zgjidhen mbi bazën e këtyre procedurave
Për fat të keq kjo cështje mbeti në vend-numëro. Duhet të krijoheshin komisione dhe ramë dakort. Nuk mund të mohohen çështjet e pronësisë janë të përjetshme, sistemi ynë bazohet mbi pronën”- tha ai.
Retorikat nacionaliste
I pyetur lidhur me shqetësimin e ndërkombëtarëve për retorikat nacionaliste Berisha duke mos dashur të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Arvizu, tha se deklaratat e tij kanë qenë dhe janë ripërsëritje e qëndrimeve të tij. Dhe këtu kryeministri iu referua dekretit të 17 korrikut të vitit ’92 i cili thotë se shtetësia shqiptare do të njihet, por sipas kryeministrit, ky projekt nuk mund të realizohet për kosovarët, sepse duhet marrëveshje për nënshtetësinë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare.
Ai e ka quajtur albanofobinë një faktor kërcënues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe theksoi se shqiptarët nuk kanë fobi ndaj vendeve të tjera, por këkrojnë të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Kam një apel ndaj të gjithë atyre që kanë krontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne nuk injorojmë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve që jetojnë në 5 shtete në Ballkan. Shqiptarët nuk kanë fobi ndaj të tjerëve, shqiptarët kërkojnë të jetojnë të barabartë para ligjit. Zëri im do jetë kundër albanofobisë”- theksoi Berisha.
Kryeministri theksoi se Shqipëria ka humbur shumë territore për të cilët premtoi se nuk do të humbasim asnjë metër katror territor.
“Motoja jonë është “të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkohemi me Evropën. Nuk mund të paragjykojmë ne sesi do ndjehen shqiptarët e bashkuar në Evropë ne besojmë në projektin evropian. BE shkrin albanofobinë”-vijoi ai.
Integrimi
I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadore gjermane në Tiranë Holtkemper, e cila është shprehur se statusi nuk do merrej edhe po të votoheshin 3 ligjet, Berisha u përgjigj se nuk komenton deklarata ambasadorësh, por Bashkimi Evropian funksionon mbi bazën e institucioneve që janë Komisioni Europian, Këshilli i Europës, Këshilli i Ministrave, PE.
“Te treja institucionet e vendimmarrjes se madhe kanë qëndrim identik. Votoni ligjet për të marre statusin. Nuk komentoj deklarata ambasadorësh. Ndërkohë që qeveri të tëra dhanë mbështetjen më të madhe. Une them ato që thote BE, momente të tjera nuk ia vlen”- theksoi kryeministri, i cili shtoi se edhe ministri i cështjeve të jashtme gjermane përsëriti qëndrimin europian.
Ai akuzoi kreun e PS-së Edi Rama se u përpoq të lidhte cështjen e statusit me zgjedhjet.
Facebook, Berisha: Ndjehem i inkurajuar
I pyetur për rrjetin social Facebook, pjesë e të cilit është së fundmi edhe kryeministri Berisha, ai u përgjigj se ndjehem shumë i detyruar, i inkurajuar dhe frymëzuar nga qënia e njërit prej tyre në këtë rrjet mahnitës social.
“Ndjehem i inkurajuar, e zgjodha se nuk mund të bëja zgjidhje tjetër, tuitter është i njëanshem, jep direktive. Jo unë kam nevojë të marr. Të filloj të bëj ciu ciu. TV për politikë, Facebook për komunikim”.
Berisha: Censusi fakton që 320 mijë familje kanë më shumë se 1 banesë
Për kryeministrin Berisha censusi dëshmon një Shqiperi qe ne e prekim e perjetojme, ku me impresionuese kane qene shtepite e reja, dhe shtylla kryesore e klases se mesme, cka tregon se shqiptarët kanë ndërtuar sa për 30 vite.
“Shqiptaret, nga 2001 deri ne 2011 kane ndertuar banesa me shume se te gjithe se bashku, vec lituanezeve. Sot censusi tregon se shqiptaret kane 386 banesa dhe se po te marresh Euro House, lane mbrapa jo 1 por 5 kombe. Censusi jep realitet qe fakton qe 320 mije familje kane me shume se 1 banese”- dekalori kryeminsitri Berisha.
Sipas tij censusi tregoi se 15% e shqiptarëve s'tregojnë besimin fetar dhe 1% e shqiptarëve janë ateistë.
Kryeministri tha se do ta shqyrtojnë ngritjen e komizionit ehtimor të kërkuar nga opozita për rritjen e popullsisë fiktive në Kukës.
Berisha: kam besim se Prokuroria do të funksionojë sipas ligjit
I pyetur në lidhje me funksionimin e organit të akzuës Berisha u shpreh optimist se ajo do të funksionojë bazuar në ligjin dhe kushtetutën, ndërkohë që ka vlerësuar kontributin e Adriatik Llallës në krye të ILDKPS-së.
“Kam besim që prokuroria do funksionojë bazuar në ligj dhe se zoti Llalla, i cili në institucionin e verifikimit te zyrtareve dhe politikaneve dha kontribut, ka derguar ne prokurori dosje per politikane dhe zyrtare te larte, denoncime publike. Do perdore ato kritere qe perdori te ILDKP. Kam dhe nje besim te madh dhe koha ka faktuar se presidenti Nishani do te mbeshtese fuqishem luften kundër korrupsionit. Kam besim dhe e siguroj se te gjitha agjensite e zbatimit te ligjit do bashkepunojne me vullnet per sukesin e luftes kunder krimit dhe korrupsionit, lufte qe prokuroria ka rol te pazevendesueshem”.
Berisha: CEZ keqmenaxhoi energjinë, solli kufizime
Kryeministri akuzoi kompaninë CEZ shpërndarje se keqmanexhoi energjinë dhe solli kufizime të saj vend. Sipas tij kompania rriti në mënyre katastrofale humbjet, shkeli çdo lloj marrëveshje dhe sigurinë kombëtare. Sipas Berishës për CEZ do veprohet në bazë të ligjit.
“I garantoj qytetarët shqiptarë që nëse u ka munguar energjia kjo erdhi nga ky menaxhim që nuk arriti të menaxhojë. Kemi mbrojtur qytetarin për mosrritje çmimi ne në të gjitha rastet jemi përpjekur që ky të mos ishte një falimentim. Dhe ky nuk ka ndodhur. Përsëri e garantoj se ne jemi njerëz dhe ekipet tona janë serioze dhe do funksionojë në bazë të ligjit. Ka qenë gabim fatal i tij CEZ, duke ndërprerë ujin. Këtu shkel çdo lloj standardi të një vendi të lirë. Shpresoj dhe uroj që drejtuesit të venë para përgjegjësisë ata që bënë një ndërprerje të tillë. Është e vërtetë që kishte një borxh 40 milionë por dhe ishte dhe një borxh më i madh ndaj institucioneve shtetërore. Ndaj CEZ duhet ta shqyrtojë këtë akt”.
Berisha: Në zgjedhje do shkojmë me koalicion të gjerë
Duke iu referuar kritikave të fundit të LSI-së dhe pretendimeve të PDIU-së për rezolutën çame, Berisha konfirmoi se mazhoranca është e shëndetshme, por ato kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre, ndërsa konfirmoi se në zgjedhje do shkojë me koalicion të gjerë.
“Mazhoranca është e shëndetshme. Normale që aleatët të shprehin se duke qenë në minorancë në qeveri kanë të drejtë të kritikojnë problemet që kanë. Në Berat është investuar më shumë se kurrë. Ka probleme që janë për tu zgjidhur. Nga Shpiraku gjer në Gramsh, kudo investohet ka disa probleme që do u jepet zgjidhje. Lidhur me Idrizin unë bëra më parë një ekspoze, por të vërtetat janë ato që thashë”, tha Berisha.
Berisha: Qeveria kontroll rigoroz ndaj borxhit publik
Kryeministri garantoi se borxhi publik do të jetë nën kontroll të plotë. Sipas Berishës, rritja e investimeve dhe në kohë krize është fakt se Shqipëria nuk do e tejkalojë borxhin publik.
“Gjatë këtyre viteve të vështira në Europë dhe botë asnjë qeveri nuk ka kontrolluar më rigorozisht, më besnikërisht borxhin se qeveria shqiptare. Modeli në pamje të parë, pa dyshim paraqiste një rrezik, nëse parashikimi yt nuk dilte. Pse Shqipërisë i ka lëvizur borxhi me 2%. Radiografia e kësaj krize tregonte një zhvillim të paqëndrushëm në vende të tjera, por në Shqipëri ka qenë i qëndrueshëm. Absolutisht kontroll rigoroz. Modelin ekonomik nuk e kemi për të tjerët, por e kemi një nga pasuritë më të çmuara. Dhe ka funksionuar, FMN, reformat e ndërmarra mbrojtën ekonominë shqiptare. Është keq që dizinformojnë që thonë se nuk ka kufi për borxhin, por është përcaktuar 62.2. ne e kemi faktuar që nuk e tejkalojmë”.
Berisha: Darka e gabuar, Zogajt ia grabitën ditëlindjen
Kryeministri Berisha ka komentuar edhe një herë ditëlindjen e Prec Zogaj, atë që ai e quajti pak ditë me parë “Darka e gabuar”. Sipas tij ajo sarkë ishte një avokati ia flaktë e Enver Hoxhës.
“C’tu them unë juve. Në darkë se nuk është mirë të komentosh darkën e tjetrin, se atij ja grabitën jo për fajin tim. Ai ftoi miq dhe ia morën ditëlindjen. U harrova unë fare dhe u mor me Enver Hoxhën dhe duhet të faktonin tezat e Qoses se ai bëri shtet. Ishte një ambient neoliberalësh, ato panë avokatinë e flaktë të Enver Hoxhës. Fakti i dytë është se Precit ia grabitën ditëlindjen, por do bëjë të tjera, por mirë nuk është. Po shkove i ftuar nuk është mirë të vjedhësh filxhanin”.