E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha PE miraton neser heqjen e vizave me Shqiperine

06-10-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Kreu i qeverise eshte shprehur optimist lidhur me vendimin qe do te marre neser Parlamenti Europian per liberalizimin vizave per Shqiperine


Europarlamentarja austriake Lunacek Ska me dyshime vizat per shqiptaret duhet te hiqen


Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave per ti percjelle te gjithe shqiptareve lajmin e mrekullueshem se pasditen e neserme Parlamenti Evropian do te miratoje rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine. Kreu i qeverise theksoi se kjo do te jete nje dite e rendesishme per te gjithe shqiptaret. Per cdo komb kjo perben nje arritje madhore historike per shqiptaret te cilet ishin te vetmit qe pas renies se perdes se hekurt vershuan duke bere qe 25 perqind e kombit te kerkoje te ndertoje jeten permes emigracionit- theksoi Berisha duke shtuar se pas heqjes se vizave shqiptaret do te munden te takojne familjaret e tyre ne emigracion. Kryeministri vuri ne dukje se eshte e gatshme qe te marre vendime per te plotesuar te gjitha kerkesat e udherrefyesit te KE-se duke theksuar se duhet te intesifikohet puna per te permbushur te gjitha kriteret pasi procesi aq shume i pritur nga shqiptaret po afron. Ne jemi te gatshem te marrim cdo vendim dhe cdo investim per te permbushur te gjitha kerkesat e KE-se per liberalizimin e vizave- theksoi Berisha. Parlamenti Europian do te shqyrtoje neser draftin e propozuar nga europarlamentarja Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine.


Europarlamentarja austriake Lunacek Ska me dyshime vizat per shqiptaret duhet te hiqen

Vizat per shqiptaret duhet te hiqen megjithese ekziston frika per punesim ne Bashkimin Europian. Keshtu eshte shprehur europarlamentarja austriake Ulrike Lunacek ne nje interviste per programin ne shqip te Deutsche Eumlelle per vendimin qe do te merret nga PE-ja per liberalizimin e vizave per Shqiperine.
Une shpresoj qe liberalizimi i vizave te ndodhe para fundit te ketij viti. Ne Parlamentin Evropian do te kete nje mbeshtetje te gjere per faktin qe me ne fund edhe njerezit ne Bosnje dhe Shqiperi te gezojne lirine e levizjes ne BE. Ne presim e edhe shpresojme se kjo do te ndodhe ne fillim te nentorit me e vona ne kuader te Keshillit te ministrave te Brendshem- theksoi Lunacek.
Sipas saj ka disa vende para se gjithash ministrite e brendshme te tyre qe nuk jane shume dakord me kete megjithese Bosnja dhe Shqiperia i kane plotesuar me te vertete te gjitha ato qe ka kerkuar Komisioni Europian prej tyre.
Persa i perket frikes se kthimit te shqiptareve nga vendet qe do te vizitojne Lunacek theksoi se disa prej tyre do te kerkojne te jetojne atje.
Do te kete edhe prej tyre qe do te kerkojne te lidhin miqesi ndoshta do te duan qe te udhetojne here pas here. Shume prej tyre i kane qe tani kontaktet- tha me tej ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›