Malmstrom Shqiperia meriton heqjen e vizave kushtet jane plotesuar

Zyrtare te Parlamentit Evropian deklarojne Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina kane permbushur tre parakushtet kryesore te vendosura nga Komisioni Evropian per liberalizimin e vizave dhe se meritojne plotesisht integrimin ne Schengen.
Eurodeputetet Tanja Fajon dhe Cecilia Malmstrom deklaruan ne seancen e Parlamentit Evropian e cila po zhvillohet mbi marrjen ne shqyrtim te raportit perkates se mbeshtesin plotesisht heqjen e vizave per keto dy vende te Ballkanit.
Mbeshtes regjimin e lire te vizave per keto dy vendeve. Ashtu si nje vit me pare ne kete periudhe morem vendimin per te liberalizuar regjimin e vizave me tre vendet e tjera te Ballkanit Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine jam e mendimit se edhe Shqiperia e Bosnje-Hercegovina meritojne ta perfitojne ate kete vit- u shpreh Fajon
Sipas saj u duhet dhene mundesia qytetareve te ketyre dy vendeve per te njohur Bashkimin Evropian.
Ndersa eurodeputetja Cecilia Malmstrom duke pergezuar grupin qe ka hartuar raportin per heqjen e vizave me dy vendet e mbetura te Ballkanit mes tyre Shqiperia tha se ne fushat e sigurise dhe drejtesise si Bosnje-Hercegovina ashte edhe vendi yne kane bere pune bindese per forcimin e saj.
Komisioni Evropian i ka monitoruar te gjitha hapat e deritanishme dhe ne kemi vene re vetem nje pjese te vogel te kushteve qe nuk jane permbushur nga keto dy vende prandaj jemi pro heqjes se vizave tha nder te tjera Malmstrom.