E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja e Integrimit Bregu sfide ligjore Edvin Rames per cdo akuze

06-10-2010 / Gazeta 55

Ministria e Integrimit Evropian Majlinda Bregu ka reaguar perseri sot menjehere pas akuzave te PS-se per perfshirje te familjareve te saj ne pastrim parash dhe fshehje te pasurise se saj.
Ne nje konference per shtyp ministria Bregu ka theksuar se e sfidon ligjerisht kreun e PS-se Rama per cdo akuze te bere ndaj saj.
Te sfidoj ligjerisht ty Edvin Rama pasi kam zgjedhur rrugen ligjore per cdo akuze te hedhur ndaj meje- theksoi Bregu duke shtuar se e ka paraqitur ne Gjykate padine per shpifje kunder kreut te PS-se Edi Rama.
Gjithashtu ministria Bregu i beri thirrje ILDKP-se qe te shprehet zyrtarisht per pasurine e saj dhe nese ka fshehje te pasurise nga ana e saj nder vite.
Mbaj pergjegjesi ligjore dhe jam e hapur ndaj cdo hetim te bere ndaj meje por nuk do te lejoje qe kriza politike e jotja Edvin Rama te cenoje jeten time private. Nuk do te rresht asnjehere derisa te hedh poshte shpifjet e kriminelit Rama- tha me tej ministrja Bregu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›