Berisha: PS akt të paprecedent në KiE, ja pse dërguam Islamin

Pas kryeparlamentares Topalli edhe kryeministri Berisha lëshon akuza ndaj PS-së duke deklaruar se ka dërguar në letër në Këshillin e Evropës për përjashtimin e delegacionit shqiptar në KE. "Për herë të parë në historinë e Këshillit të Evropës përfaqësues të një vendi kërkojnë përjashtimin e vendit të tyre pas 15 vitesh anëtarë në Këshillin e Evropës", tha Berisha. Kreu i qeverisë tha se kjo kërkesë, është më antishqiptarja dhe është dërguar nga partia më e madhe opozitare në vend.
"Kjo përbën kërkesën më të dënueshme më antishqiptare, antidemokratike të formuluar gjatë 15-viteve ndaj Shqipërisë. Këtë kërkesë nuk e formuluan grupe marksiste-leniniste, as guerilë e grupe terroriste, por udhëheqja e partisë politike kryesore opozitare", argumentoi ai.
Kryeministri pohoi se me pranimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar KiE i dha goditjen e merituar dhe fatale bojkotit, duke dëshmuar se kjo formë nuk kalon në institucionet demokratike. "Bojkoti nuk shpërblehet. Kjo që ndodhi tregoi se këtyre zotërinjve nuk u dridhet dora për të kërkuar dënimin e Shqipëisë, vetem me qëllim marrjen e karriges", u shpreh ai. Berisha i ka kërkuar PS-së t'i kërkojë falje shqiptarëve për këtë letër.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri sqaroi edhe arsyen se pse u vendos që deputeti i PS-së , Kastritot Islami të ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës. "Dërguam Kastriot Islamin se kishte në fuqi të plotë kredencialet e qenies së tij si anëtar i Asamblesë Parlamentare të KiE. I takonte asamblesë të merrte një vendim për ripërtëritjen ose jo të kredencialeve të tij", shtoi ai.
Sipas kreut të qeverisë, përfaqësuesi polak në Asamblenë Parlamenatre të Këshillt të Evropës ka theksuar se PS-ja duhet t'i japë fund bojkotit dhe se PS po shfaqet e copëzuar.
Kryeministri shtoi se përfaqësuesi britanik në Asamblenë Parlamenatre kërkoi t'i jepet fund bojkotit dhe PS të hyjë në parlament.
"Përfaqësuesi i Estonisë, që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipërië deklaroi se vlerësimi për numërim të keq ose shumë të keq në 1/3 e qendrave të votimit nuk është i saktë. I kujton PS-së se PS-ja nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje pas atyre parlamentare", vijoi Berisha.
Kreu i qeverisë i ka bërë edhe një herë PS-së të zërë vendin e saj në Kuvend duke garantuar për bashkëpunim maksimal.